Ndryshon ligji për konkurrencën, nën hetim kompanitë monopol dhe ndërmarrjet publike
Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë për shkelje të rregullave në treg ndërmarrjet shtetërore dhe ato monopolistike. Me vendim qeverie do të hetohen ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet të cilave i janë dhënë të drejta ekskluzive ose të drejta
të veçanta si dhe ndërmarrjet, që iu është besuar ushtrimi i veprimtarisë në fushën e shërbimeve me interes ekonomik të përgjithshëm ose të monopoleve të orientuara drejt sigurimit të të ardhurave, për sa kohë dhe në atë masë që nuk pengohet veprimtaria e tyre. Deri tani këto njësi ekonomike caktonin çmimin, të cilin është të detyruar ta pranonin konsumatorët për shkak të mungesës së zëvendësuesve të plotë në treg. Zgjerimi i kompetencave të Autoritetit të Konkurrencës për të hetuar edhe këto tregje është vendosur dje në mbledhjen e qeverisë.
Ndalohen me ligj
Këshilli i Ministrave vendosi dje që të cilësohet si shkelje e ligjit marrëveshja e ndërmarrjeve, detyruese, vendimet ose rekomandimet e grupimeve të ndërmarrjeve, si dhe praktikat e bashkërenduara ndërmjet ndërmarrjeve, të cilat veprojnë në të njëjtin nivel, ose në nivele të ndryshme të tregut. Sipas vendimit do të cilësohet shkelje e konkurrencës në treg edhe pozitë dominuese, që përfaqëson atë fuqi ekonomike e mbajtur nga një ose më shumë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga pjesëmarrësit e tjerë në treg, si konkurrentët, klientët ose konsumatorët. Sipas vendimit kompanitë që nuk zbatojnë kushte të ndryshme për transaksione të njëjta, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence.
Përjashtimi nga marrëveshja
Mund të përjashtohet nga zbatimi i pikës 1, të nenit 4, çdo marrëveshje e cila kontribuon në përmirësimin e prodhimit ose të shpërndarjes së produkteve dhe/ose shërbimeve ose në nxitjen e progresit teknologjik apo ekonomik, nëse një pjesë e mjaftueshme e këtyre përfitimeve shkon në favor të klientëve e të konsumatorëve, dhe kur nuk përmban kufizime të veprimtarive të ndërmarrjeve pjesëmarrëse që nuk janë të domosdoshme për të arritur objektivat e sipërpërmendura dhe kur nuk kufizon, në mënyrë të ndjeshme, konkurrencën në lidhje me produktet apo shërbimet, objekt i këtyre marrëveshjeve. Sipas vendimit komisioni, në zbatim të nenit 5, miraton rregullore për kategoritë e marrëveshjeve që përjashtohen nga ndalimi i parashikuar në pikën 1, të nenit 4. Në këto rregullore përcaktohen me hollësi kushtet që duhet të përmbushin marrëveshjet për të përfituar nga përjashtimi i ndalimit të parashikuar në pikën 1, të nenit 4..
Kontrollet
Autoriteti i Konkurrencës mund të nisë kontroll të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, një ose më shumë ose të një pjese të këtyre të fundit. Sipas vendimit mësohet se kontrolli, sipas shkronjës b, të pikës 1, të këtij neni, mund të përfitohet nëpërmjet të drejtave, kontratave ose çdo mënyre tjetër, të cilat, në mënyrë të veçantë ose të kombinuar, në bazë juridike ose faktike, krijojnë mundësinë e ushtrimit të një ndikimi vendimtar mbi veprimtarinë ekonomike të një ndërmarrjeje, në veçanti, me anë të së drejtës së pronës ose të së drejtës për të përdorur të gjitha ose një pjesë të aktiveve të një ndërmarrjeje. Sipas vendimit krijimi i një ndërmarrjeje të përbashkët nuk përbën një përqendrim sipas këtij neni, në rast se ka për objekt apo pasojë bashkërendimin e veprimtarive konkurruese ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjesh të pavarura. Në këtë rast, krijimi i një ndërmarrjeje të përbashkët do të vlerësohet në bazë të nenit 4, të këtij ligji..
Kontrolli i përqendrimeve
1. Përqendrimet e ndërmarrjeve njoftohen në autoritet për të marrë autorizim, nëse, në vitin e fundit financiar, para përqendrimit,:
a) xhiroja e të gjitha ndërmarrjeve pjesëmarrëse së bashku në tregun ndërkombëtar është më shumë se 7 miliardë lekë dhe xhiroja e të paktën një ndërmarrjeje pjesëmarrëse, në tregun e brendshëm, është më shumë se 200 milionë lekë;
b) xhiroja e të gjitha ndërmarrjeve pjesëmarrëse së bashku në tregun e brendshëm është më shumë se 400 milionë lekë dhe xhiroja e të paktën një ndërmarrjeje pjesëmarrëse, në tregun e brendshëm, është më shumë se 200 milionë lekë.
2. Përqendrimet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, njoftohen brenda nga lidhja e marrëveshjes për bashkimsi dhe nga publikimi i ofertës publike për blerje ose shkëmbim.
3. Ndërmarrje pjesëmarrëse, në kuptimin e këtij neni, janë:
a) në rast bashkimi, ndërmarrjet që bashkohen;
b) në rast përftimi kontrolli, ndërmarrjet dhe/ose personat e parashikuar në shkronjën b, të pikës 1, të nenit 10, që përftojnë kontrollin, dhe ndërmarrjet ose pjesët e ndërmarrjeve, që bëhen objekt të përftimit të kontrollit;
Trajtimi i ankesave
Palë të treta ose të interesuara për çështje që lidhen me kufizime, shtrembërime, ose pengime të konkurrencës, paraqesin pranë Autoritetit të Konkurrencës ankesa a njoftime për këto konstatime. Autoriteti ruan dhe garanton mbetjen anonim të ankuesit, sa herë që ky i fundit e kushtëzon një gjë të tillë. Ankesat ose njoftimet, pavarësisht nga mënyra e paraqitjes, pasi shënohen në regjistrin e protokollit, përcillen për trajtim profesional, brenda një afati të përcaktuar, në sekretariatin e autoritetit. Procedurat e trajtimit të ankesave kryhen sipas rregullores së funksionimit të Autoritetit..
Hetimi në sektorët e ekonomisë
1. Autoriteti, me nismën e tij, me kërkesën e Kuvendit me kërkesën e institucioneve rregullatore të sektorëve përkatës, mund të kryejë një hetim të përgjithshëm në një sektor të ekonomisë, nëse ngurtësia e çmimeve ose rrethana të tjera të bëjnë të mendosh se konkurrenca në treg kufizohet ose shtrembërohet
2. Autoriteti mund tu kërkojë ndërmarrjeve ose grupimeve të ndërmarrjeve që ti sigurojnë të gjitha informacionet e nevojshme për kryerjen e hetimit.