Alfred Moisiu - “Gjeni gjuhën e komunikimit”
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu u bëri thirrje dje forcave politike të gjejnë gjuhën e komunikimit në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ambasada Italiane, Moisiu tha se klasa politike duhet të tregohet më e ndjeshme ndaj problemeve të vendit. “I bëj thirrje forcave politike kryesore të mendojnë më shumë për këtë popull. Drejtuesit politikë duhet të tregohen më elastikë në kuptimin e zgjidhjes së problemeve të lindura, në mënyrë të veçantë të gjejnë forcën e duhur për t’u treguar më të ndjeshëm ndaj vuajtjeve dhe problemeve të njerëzve”, theksoi ish-presidenti Moisiu.