Mjerimi i intelektualizmit
Luçiano Boçi
Elita intelektuale e një kombi sigurisht që është një nga pasuritë më të mëdha. Jo më kot cilësia e saj është njëkohësisht edhe treguese e stadit të zhvillimit të tij si komb. Zakonisht, një pjesë e saj merr pjesë aktive në politikë, me qëllimin e mirë për t’u shërbyer interesave kombëtare dhe për ta furnizuar politikën me zërin e arsyes, të mençurisë dhe të pjekurisë dhe për ta orientuar atë drejt zgjidhjeve që janë adekuate me interesat më jetike të kombit.
Ky është njëkohësisht dhe këndvështrimi i votuesit, i cili e sheh atë si pjesën më të përgatitur dhe më përfaqësuese dhe si udhëheqësen e vet.
Vitet e pluralizmit përvijuan, ndër ne, si rezultat pikërisht i dëshirës për kontribut publik të kësaj pjese të shoqërisë, që quhet elita politike. Brenda saj sot për fatin tonë të mirë tenton të futet një pjesë e mirë e inteligjencës së mirëfilltë, pa të cilën politika e di mirë se nuk mund të jetë as e besueshme dhe as realizuese fatesh e perspektivash. Në këtë tendencë partitë kryesore vazhdojnë të jenë në garë për të thithur gjithnjë e më shumë persona, CV-të e të cilëve dëshmojnë një stad të panjohur më parë. Dhe vetë personalisht pretendoja dhe mendoja që duke ndjekur këtë udhë, përfundimisht politika shqiptare ishte shkëputur nga mënyrat e vjetra të të bërit politikë, se ajo ishte intelektualizuar dhe si e tillë ishte reformuar dhe ishte bërë më e besueshme dhe rezultative. Kjo ide e imja goditjen e parë e mori nga mospranimi i futjes në vendin e zërit të arsyes (në Parlament) të deputetëve të majtë, një pjesë e re e të cilëve vinin në politikë me staturën e njerëzve të zotë dhe intelektualisht të perfomuar në fushat profesionale që mbulonin. Goditja e parë u shndërrua në fenomen, kur ky insistim i tyre u kthye në qëllimin e të bërit politikë të tyre. Dhe kur këta intelektualë iu nënshtruan intelektualisht kauzës së çmendur të liderit të dyshimtë të tyre, për të penguar me çdo mjet integrimin evropian të Shqipërisë, duke sajuar banalitete nga më të ndryshme, ideja ime kaloi në koma të plotë. Për këtë qëndrim të tyre kishte një arsye: ose mbi këta intelektualë të rinj ishte ringjallur refleksi i fjetur i të vënit në rresht, ose lustra verbuese me të cilin ishin prezantuar dhe me të cilën vazhdon të na i përcjellë lideri i tyre (si të iluminuar) është pjesërisht e rreme, gjë të cilën sinqerisht nuk dua ta besoj. I vendosur në këtë dilemë, ekuilibrin e së cilës e prishi ndjeshëm hyrja në një grevë urie (të cilin si institucion e respektoj) e një pjesë të kësaj elite të majtë, pa shkaqe të qarta ose ta themi saktë, për të plotësuar fantazmagoritë e liderit, ndoqa sporadikisht pjesën fjalësore të kësaj greve, për të ballafaquar idetë e mija me realitetin, meqenëse pjesën vizuale “për transparencë”, që është edhe tipari themelor që e trumbetojnë dhe që i karakterizon, nuk e lejojnë të transmetohet. Ajo me të cilën u përballa dhe që vazhdon mbi bazën e një rituali me ngjyra të forta sekti, më shokoi dhe më tronditi, jo si politikan i djathtë, por si njeri që jeton në një vend të lirë demokratik evropian dhe si përfaqësues i një brezi dëshmitar i periudhave më kontroverse të historisë sonë, atë të para viteve ‘90 dhe atë pas, dhe si Diogjeni i famshëm u vura në kërkim kësaj radhe të intelektualit dhe mendimit intelektual.
Tek shihja dhe dëgjoja zbatuesit e gjenocidit psikologjik diktatorial, të bërtisnin e flisnin për liritë e të drejtat e njeriut, me një gjuhë të cilën e njihja mirë përgjatë viteve të shkollimit të mesëm, u turbullova kohësisht dhe nuk po orientohesha në isha para një dokumentari me karakter historik për udhëheqjen e viteve ‘50-‘60, apo isha diku live. Ajo që më solli ndërmend ishte pamja fizike e folësve, e cila më ndihmoi të kuptoja se isha shumë vite pas diktaturës. Turbullosja e parë u ndoq nga tronditja e mossuksesit tim për të gjetur atë që po kërkoja dhe si në atë fazë, kur njeriu familjarizohet me të keqen, fillova të kthehem në normalitet. Mu kthye buzëqeshja, po ajo e hidhura ama dhe gjykimi i ftohtë, i shoqëruar me refleksionet e natyrshme, tek dëgjoja njëri pas tjetrin intelektet e “pa konsumuar” që hidhnin e hedhin midis nesh, pra midis “njerëzve të padije”, zbulimet më të fundit të idealitetit sublim e të heroizmave të pathëna e të pabëra, për të përhapur iluminacionin, që vetë kishin provokuar dhe provuar. “Të hapeshin sytë” tek dëgjoje për shoqe e shokë trima, për sakrifica e beteja, për rënie theror që si e si ne të arrijmë “të futemi në Evropë”. Të zë turpi dhe tmerri kur sheh se, ajo çka kërkon ka humbur, ose ti që e kërkon, dukesh jashtë mode, kur dëgjon fjalimet e pafund pa kurrfarë kuptimi, brenda të cilave do të gjesh gjithfarëlloj deklaratash emfatike, të vjetruara, me stile të viteve ’41, kaotike e kontradiktore, të mbushura me emocione me spektër të kuqen, që të bëjnë të kuqesh e që nuk bien aspak erë intelektualiteti. “Kryeinteligjenti” i majtë pa u orientuar as në kohë e as në hapësirë përgjatë fjalës së tij, megjithëse nuk e ka të strukturuar qartë sintaksisht, çdo ditë nuk përton të bëjë thirrje për dhunë dhe anarki. Me një krenari boshe ai ultimon dhe betohet, pa u orientuar aspak për efektin e asaj çka thotë: “I bëjmë thirrje që askush nuk kalon dot mbi trupat tanë”. Nga kjo, plus dhe pamja me të cilën na u prezantua atë ditë, bindeshe se ai pas orësh të zgjatura sapo kishte lënë përgjysmë një nga ato video-gamet me luftë e beteja të tipit playstation (Grand theft auto IV). Akoma më intelektual përpiqet të na shfaqej kur pa ju dridhur qerpiku, deklamoi me një “modesti” të pashoqe se “nuk ka asnjë punë Qeveria as me trafikun, as me këtë hapësirë, për të cilën unë kam marrë votën e qytetarëve të Tiranës dhe jap llogari vetëm përpara tyre”. Kjo për atë ditë ishte edhe deklarata më zbuluese, më mendjendritura, më qetësuese dhe relaksuese për të gjithë ne, pasi më në fund doli dhe pronari i vërtetë i bulevardit dhe i Tiranës, gjë të cilën e përforcoi dhe Xibri (kryetari i Sindikatës së Minatorëve) në fjalimin e tij të nesërmen. Dhe rrjedhimisht, logjika intelektuale e tij e çon edhe në konkluzionin që nuk është për t’u habitur, se ai mund të bëjë në këtë bulevard çfarë të dojë dhe pse jo një pallat, pasi për ato i qan xhani. Ndërkohë, për t’u treguar bashkëpunues dhe i arsyeshëm, ai luan rolin e rrufjanit të mençur, kur deklaron: “Ne nuk jemi në betejë me shtetin e të gjithëve, por me pushtetin e disave dhe policia është në shërbimin e shtetit të gjithëve”. Por këtu harron të orientojë të tjerët. Dhe të nesërmen një koleg edhe i imi, intelektual i mirëfilltë, na bëri që jo të skuqeshim, po të nxiheshim nga turpi, kur pa hezitim, u bëri thirrje të tijve, “popullit opozitar”, se duhet ta shembim këtë shtet dhe mbi gërmadhat e tij të ndërtojmë një shtet të ri demokratik. Intelektuali i nderuar nuk po na bënte dot dallimin midis nocioneve shtet, pushtet, qeverisje dhe sigurisht, nuk kish se si ta dinte se po bënte një thirrje për përmbysjen e rendit kushtetues (vepër e rëndë penale) ose në këtë pikë kërkonte të kapte me vrap hapin e kryetarit, që këtë vepër e konsumon çdo ditë. Fjalimi i tij u bë akoma më prekës kur deklaroi se Berisha po u hiqte dhe gjënë e fundit që u kishte mbetur: burrërinë. Dhe këtu në fakt lind pyetja: Këta intelektualët e majtë, meqenëse nuk kishin asgjë përveç burrërisë, të cilin ua mori Berisha, pse na dalin në publik?! Për t’u qarë dhe popullit t’i vijë keq për zhburrërimin e tyre apo që Doktori t’i kthejë burrërinë?! (do Zoti të jetë kjo e dyta, pasi Doktori doktor është në profesion dhe për humanizëm ja kthen).
Një tjetër intelektual u mundua të dilte i shquar nga fjalimi i tij, kur me pompozitet deklaroi se me atë ishin të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi. Kjo për mua ishte një deklaratë shokuese, pasi nga ky historian kali, (i referohet shpesh kalit të Skënderbeut, për të na habitur me krahasimin që bënte) për herë të parë mësova se babai im dhe nëna ime që kishin sakrifikuar 40 vite në Kombinatin Metalurgjik, nuk ishin të ndershëm dhe se një pjesë e madhe e të njohurve të mi, madje disa edhe të majtë, gjithashtu ishin të tillë, për faktin e thjeshtë se në ato momente nuk ishin “puthur” me Milon.
Ndërkohë “kryetari” i lirive dhe i të drejtave të njeriut, me fjalën e tij, me qëllim që të zgjeronte bazën e partisë së tij, që është reduktuar shumë kohët e fundit, me elemente sa më të rinj, qoftë edhe fëmijë, u mundua të na përcillte intelektualisht në fjalën e tij konturet e një drame fëmijërore që po ndodhte para syve tanë, ku një djalë dhe një vajzë pyesnin mamin e babin e tyre pse xhaxhi Edi i kishte detyruar të bënin një sakrificë kaq të madhe dhe ku përgjigja ishte e ngjashme me atë të ujkut tek përralla e kësulëkuqes: Për “t’ju shërbyer”(....) juve bijtë tanë”.
Të mos harrojmë edhe kryetarin e Sindikatave të Minatorëve, i cili na ndriçoi me horizontin e tij historiko-kulturor, kur në fjalën e tij me shumë inteligjencë, na zbuloi armikun më të madh tonin (pas atyre që zbuloi Enveri, pas SHBA, BRITANISE, BRSS, KINëS) i cili nga 7 ditë që ka java 8 herë na vjen këtu, pikërisht për të minuar kauzën e PS dhe për të penguar hapjen e kutive, me qëllim që ne të mos mësojmë se ç’janë kutitë, por të mbetemi koshi i plehrave i Italisë. Harroi që aty duhet të fliste për minatorët dhe jo për kutitë. Prekës dhe “bindës” u shfaq edhe Gjinushi. Normal që kur e dëgjoje, të mbushesh mendja me thënien e dikujt, sipas të cilit, pa të dhe pa nja dy të tjerë si ai, s’ka kuptim Parlamenti (pasi dihet se, sigurisht, duhet për ilaritet). Më intelektuali mbi intelektualët, si gjithmonë na u shfaq avokati delinkuent, i cili si nën efektin e formulës së magjishme dhe mashtruese abrakadabra, hidhet pupthi sa majtas djathtas dhe duke u ngatërruar në kohë ka idenë se është në vitin 2004, në atë vit kur Rama ia vodhi hapur mandatin. Fjalët që ai riprodhon i drejtohen as më pak e as më shumë pikërisht Ramës së 2004-ës dhe nuk kanë asnjë lloj lidhjeje politike e ligjore me vitin 2010 dhe aq më pak me zgjedhjet. Tek e fundit, për ca dollarë më shumë, ai është brenda rolit të vet intelektual. Mbrapa nuk mbeten as fjalimet e të tjerëve, të cilët ende vazhdojnë e s’kanë të mbaruar, sikurse nuk ka mbaruar edhe kërkimi im dhe i ynë për të gjetur brenda kësaj katrahure momentale atë që të gjithë sot po e presim: mendimin intelektual të vërtetë, që ende qëndron i fjetur, që është aty midis tyre dhe që përbën varkën e shpëtimit të së majtës shqiptare, për t’ia kundërvënë përfundimisht këtij mjerimi intelektual që i ka pushtuar në këtë stinë.