E Diel, 1 Nëntor 2026

Koja flet në emër të PSV91, Beqiri: Humbe partinë me gjyq



Gjergj Koja, ish-kryetari i FRESSH të PS, dhe së fundmi ish- sekretar i marrëdhënieve me publikun në PSV91, përshëndeti protestën e PS dhe u solidarizua me grevistët e urisë. Koja foli në emër të PSV91, duke u shprehur se kjo parti bashkohet me kërkesat e PS dhe rreshtohet në krah të saj për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Po dje, përfaqësuesi ligjor i PSV91, Idajet Beqiri i kërkoi Kojës, përmes një njoftimi, që të mos flasë më në emër të kësaj partie, pasi sipas tij Gjykata e Tiranës i dha të drejtë Petro Koçit për të qenë kryetar i kësaj force. “Në atë gjykim u evidentuan qartë falsifikimi që ju i kishit bërë dy proces-verbaleve të të ashtuquajtura “Mbledhje të kryesisë së PSV 91” dhe “Mbledhje të KPD të PSV91”, si dhe vulës së PSV91. Së paku avokati Juaj duhet t’u kishte sqaruar që të ndaleshit pas këtij vendimi gjyqësor, gjithsesi me pasoja për ju, sepse pas këtij vendimi gjyqësor, mund të ketë edhe një kallëzim penal në Prokurori”, shprehet Beqiri në njoftimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›