E Diel, 1 Nëntor 2026

Ali Ahmeti: Kufijtë janë të pandryshueshëm

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Pol Volers dhe Kryetari i BDI-së, Ali ahmeti, kanë thënë se kufijtë në Ballkanin perëndimor janë të pandryshueshëm dhe e ardhmja e vetme e vendeve të rajonit është në NATO dhe në BE. Ambasadori Volers dhe Kryetari Ahmeti folën për integrimin e Maqedonisë në NATO, nevojën për zgjidhjen e çështjes së emrit, pandryshueshmërinë e kufijve si dhe tema të tjera me interes të ndërsjellë, transmeton koha.

Ahmeti siguroi Ambasadorin Volers që Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar që ta integrojë Maqedoninë në NATO dhe në BE sepse e ardhmja e përbashkët e qytetarëve të Maqedonisë dhe e vendeve të rajonit është pikërisht pranë këtyre institucioneve që garantojnë paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë.

Ambasadori Volers gjithashtu e cilësoi kornizën Evropiane si pozitive si dhe theksoi mobilizimin e madh të vendeve mike të Maqedonisë për të arritur përparim në rrugën Euroatlantike. Ai ftoi BDI-në që të vazhdojë me rolin konstruktiv në këtë rrugëtim të vendit dhe të jap kontribut për një raport pozitiv në pranverë dhe përmbyllje të suksesshme të kornizës së BE. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›