E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku: Platforma e Serbisë tallje me BE-në

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku realizoi takime me zyrtarë të lartë shtetërorë të Francës, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë dhe perspektivën Evropiane të Kosovës.

Lidhur për platformën politike të Serbisë, ministrja Çitaku theksoi se, kjo platformë, jo vetëm që është e papranueshme, por është tallje që i bëhet rajonit dhe BE-së.

Ministrja kërkoi përkrahje të shtuar nga Franca dhe shtetet tjera të BE-së në vazhdim të dialogut konstruktiv nga ana e Serbisë

Nga ana e tij, homologu i saj, ministri për Çështjet Evropiane në Qeverinë Franceze, Bernard Cazeneuve, potencoi përkrahjen e Francës për avancimin e Kosovës në agjendën Evropiane.

Në kudër të vizitës, Ministrja Çitaku u takua edhe me Eric Fournier, Drejtor i Evropës Kontinentale nën Ministrinë e Punëve të Jashtme, Fournier me këtë rast i kumtoi Ministres Çitaku se përcjellë me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe ofroi mbështetjen e tij por edhe të institucionit që ai përfaqëson për avancimin e Kosovës në sferën ndërkombëtare, duke vlerësuar lartë përkushtimin që ka Qeveria Franceze në mënyrë që Kosova suksesshëm të ecën përpara drejt integrimit Evropian. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›