Ashton e kënaqur me zbatimin e IBM-it

Baronesha Chatherine Ashton është shprehur e kënaqur me rezultatet e grupeve punese të arritura në dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës, për zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.
“Përfaqësuesja e lartë për Politika të Jashtme, Catherine Ashton është e lumtur me rezultatin e grupeve punues për IMB, mbi të cilën dje dy palët kanë arritur pajtim mbi zbatimin e mëtutjeshëm të IBM. Puna teknike për këto çështje do të vazhdojë, në përgatitje për takimin e ardhshëm mes Ashton, Daçiq dhe Thaçi, i cili do të zhvillohet më 17 janar”, ka thënë zëdhënësi i Ashton, Michael Mann.
Ai ka theksuar se marrëveshja e arritur për doganat do të shërbej që vendkalimet në mes Kosovës dhe Serbisë të funksionoj në mënyrë normale, transmeton express.
"Përfaqësuesja e lartë e BE-s, pret që pajtimi i arritur dje do të lejojë funksionimin normal të dy vendkalimeve të hapur më 10 dhjetor, si dhe të bëhet hapja e dy vendkalimeve tjera deri në fund të vitit, siç është rënë dakord nga të dy kryeministrave më 4 dhjetor", ka thënë ai.
Mediat serbe citojnë kreun e ekipit të Beogradit në bisedime, Dejan Paviçevic se në Bruksel, të martën vonë, grupet punuese në mes Beogradi dhe Prishtinës, kanë arritur marrëveshje mbi procedurat doganore detyrave në vijën administrative mes Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të hyjë në fuqi më 20 dhjetor.
Kjo marrëveshje, ka nënvizuar Paviçeviq, parashikon që mallrat të cilat hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare në veri dhe që janë të destinuara për komunat veriore, të mos doganohen./Indeksonline/