PTK, 12 mijë euro në muaj për blerje të telefonave

Nga: Fatos Shala
Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) gjatë këtij muaji ka blerë dy hërë telefona mobil. Këto pajisje që u blen për punëtorët i ka kushtuar kësaj ndërmarrjeje 12 mijë e 500 euro.
Zyrtar nga kjo kompani i arsyetojnë këto shpenzime me me faktin se janë pjesë e operacioneve ditore dhe vjen si rezultat i mbetjes në rrjedha me trendët më të reja të teknologjisë si dhe janë pjesë e punës.
“Gjithashtu telefonat përdoren për arsye testimi të teknologjive të implementuara nga PTK, produkteve te reja. Telefonat mobil për PTK janë pjese ose mjete te punës se përditshme te saj pasie qe ne jemi kompani qe ofrojmë ekskluzivisht shërbime të telekomunikimit dhe blerja e aparateve telefonike është pjesë e punës se përditshme sepse pa telefona nuk mund as te paramendohet puna jonë”, ka thënë për Indeksonline Menduh Abazi drejtor i Departamentit për Relacion me Publikun në PTK.
Ai tutje ka treguar se pajisjet telefonike do te përdoren nga punonjësit e PTK te ngarkuar me pune reprezentative, testuese, teknike si komunikim te drejtpërdrejt me konsumatorët.
Por, Abazi nuk është përgjigjur kur është pyetur për markën e telefonave qe ka blerë kompania PTK.
E tenderët e PTK-së për furnizim më telefona iu dhanë dy kompanive. Tenderin e parë të datës 06.12.2012 e ka fituar kompania “MOBI GEGA”, derisa në garë ishin 3 kompani. Vlera e këtij tenderi ka qenë 5,190.00 euro.
Edhe tenderin e dyte “Furnizimi me Telefona mobil” e kanë përcjell të njëjta kritere. Këtë tender të shpallur me datën 17 dhjetor të këtij muaji e ka fituar kompania ”Fmobile”. Vlera e këtij tender është 7,410.00 euro./Indeksonline/