Asgjësohen 15840 litra pije energjike

Agjencitë qe veprojnë ne kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit( MIK) kanë ndaluar sot një ngarkesë me pije energjike pa dokumentacion të rregullt ku pas verifikimit qe i është bërë nga inspektorët fitosanitarë ka rezultuar qe kjo pije pa dokumentacion origjinal nuk është e sigurte për konsum dhe është nxjerr vendimi për asgjësim.
Ne deponin e mbeturinave ne Mitrovicë ne prani të Inspektorëve të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Policisë se Kosovës dhe Doganave të Kosovës është asgjësuar pija energjike me emrin ‘’Cocaine’’ ne sasi prej 15840 litra si e dyshimtë për konsum.
Secili produkt qe nuk posedon dokumentacion qe garanton sigurinë e tije konsiderohet si i rrezikshëm për shëndetit e qytetareve dhe nuk lejohet për shitje ne tregun e brendshëm të Kosovës. /Indeksonline/