Ali Ahmeti: Topi është në fushën tonë

Topi është në anën tonë dhe ne duhet të luajmë mirë, ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimeve me përfaqësuesit e administratës amerikane në Washington, kur është pyetur se a mund të pritet angazhim i shtuar i SHBA-së për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Ahmeti ka thënë se të gjitha mesazhet që ka marrë nga bashkëbiseduesit e tij në Washington kanë qenë në drejtim të angazhimit maksimal për gjetjen e një kompromisi për çështjen e emrit.
Në Washington Ahmeti pati takime me kongresistin Eliot Engel, zv/ndihmës sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euroazi, Phili Reeker dhe këshilltarin e zv/presidentit amerikan, Julie Smith.
Nesër lideri i BDI-së do të udhëtojë për një New York, ku do të zhvillojë takim me ndërmjetësuesin për çështjen e emrit Matew Nimetz./Indeksonline/