E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bagdadi nuk i mirëpret kurdët

Qeveria qendrore e Irakut ka thënë se nuk do të pranojë grupe të armatosura në territorin e saj.

Komentet vijnë në kohën kur militantët kurdë përgatiten të tërhiqen nga Turqia, në bazë të një marrëveshjeje paqe me Ankaranë.

Sipas marrëveshjes, luftëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit duhet të largohen nga Turqia, ku kanë luftuar për tre dekada, për në Kurdistanin e Irakut. Kurdët irakianë kanë qenë të përfshirë në bisedimet me Turqinë, transmeton Rel.

Ministria e Jashtme irakiane ka thënë se prania grupeve të armatosura kurde “mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin e Irakut apo të shteteve tjera fqinje”.

Bagdadi, megjithatë, ka pak kontroll në rajonin e tij autonom kurd./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›