Çitaku optimiste për zbatimin e marrëveshjes

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, u shpreh optimiste që Serbia do ta pranojë planin për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ajo shprehu keqardhje që Qeveria e Serbisë nuk ka gjetur forcën për ta pranuar këtë plan, duke theksuar se marrëveshja e arritur ka kuptim vetëm nëse fillon të implementohet në terren.
“Ne e kemi ditur qysh në fillim që ky nuk do të jetë një proces i lehtë, mirëpo është një proces i pashmangshëm. Unë megjithatë mbes optimiste që në ditët në vijim Qeveria e Beogradit do të pranojë planin e implementimit dhe bashkërisht do të përqendrohemi në realizimin e tij në terren”, ka thënë Çitaku./Indeksonline/