Ali Ahmeti vizitë dyditore në Tiranë
Tiranë -Gjatë ditës së premte dhe të shtunë, kryetari i Partisë Bashkimi Demokratike për Integrim në Maqedoni Ali Ahmeti do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë vizitës, Ahmeti do të takohet me kryeministrin Sali Berisha si dhe me presidentin Bamir Topi. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të merr pjesë në tribunën organizuar nga Forumi për Demokraci dhe Etikë (FDE) në temë: “Politika mbarë kombëtare në mbështetje të nismës për shpalljen e 17 janarit dhe reflektim kombëtarë”.
Gjatë ditës së shtunë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të mbajë fjalim në konferencën kombëtare në temë : “Familjet e mëdha fisnike dhe kontributi në historinë e kombit dhe shtetit shqiptar”, organizuar nga një universitet privat në Tiranë dhe Instituti i Historisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në delegacionin e BDI-së të kryesuar nga kryetari Ali Ahmeti marrin pjesë edhe deputeti Xhevat Ademi, anëtari i kryesisë qendrore Agron Buxhaku dhe kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta.