E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Mitrovica nën kontroll

Mitrovicë - Kryetari i komunës së Mitrovicës Bajram Rexhepi dhe komandanti i Task Forcës Shumëkombëshe Veri (TFSHV), gjenerali Michel Jakovleff, në një takim sot biseduan për zhvillimet aktuale dhe vlerësuan se pas incidenteve të fundit në veri situata është nën kontroll. “Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se situata në pjesën veriore të komunës, ku persona të keqbërës kanë shkaktuar incidente të rënda kohëve të fundit, është nën kontroll të forcave të rendit e të sigurisë dhe është duke shënuar trendë pozitive stabilizimi”- bën të ditur zyra e shtypit e komunës së Mitrovicës.

Gjithashtu, sipas njoftimit, “ishte konstatim i përbashkët i kryetarit Rexhepi dhe gjeneralit Jakovleff, se gjatë trazirave të fund vitit dhe atyre në fillim të këtij viti, të gjitha institucionet përkatëse, ato komunale, forcat ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe ato vendore për rend e siguri, e kanë menaxhuar mirë situatën e krijuar, falë organizimit dhe koordinimit të mirë të masave që janë ndërmarrë nga këta faktorë, por që kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë vet qytetarët, duke treguar maturi në situatat e krijuara”.

Takimi u mbajt para largimit të gjeneralit Jakovleff nga misioni i tij paqësor në Kosovë, në kuadër të mandatit të KFOR-it, dhe me këtë rast në shenjë mirënjohje për kontributin i është dhuruar një pikturë e qytetit të Mitrovicës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›