E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu, respekt për dëshmorët e Reçakut

Prishtinë - Në ditë të tilla përkujtimi, siç është 15 janari, dita e Masakrës së Reçakut, ne përkulemi para bashkëqytetarëve tanë, jeta e të cilëve u shua në mënyrë mizore nga forcat e rregullta policore e ushtarake të Serbisë së Millosheviçit dhe paramilitarëve të tij. Kështu e ka nisur fjalën e tij presidenti I Kosovës, fatmir sejdiu në ceremoninë përkujtimore të të rënëve në masakrën e Recakut. Sipas kreut të shtetit, kjo datë e historisë sonë të stërmbushur me ngjarje të tilla tragjike, qe sinjal i fundit për botën demokratike e liridashëse se më nuk mund të bëhej sehir përpara krimeve të egra që po ndodhnin në Kosovë.

“Masakra e Reçakut shpaloi përpara botës fytyrën e vërtetë të Millosheviqit dhe të argatëve të tij. Ekzekutimi brutal i civilëve, bartja e kufomave të tyre në xhaminë e fshatit dhe ekspozimi i tyre për të ngjallur panik te qytetarët e tjerë, transportimi i tyre në Prishtinë kinse për ta bërë obduksionin, si dhe loja e turpshme e mosdorëzimit të trupave të pajetë familjeve irrituan tërë botën dhe mbetën një njollë e zezë dhe e përhershme për shtetin serb”, vijoi zoti Sejdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›