Thaçi nderon dëshmorët e rënë në Masakrën Reçakut
Prishtinë - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurorë me lule në kompleksin memorial për të rënët në Masakrën e Reçakut.
Në dhjetëvjetorin e Masakrës së Reçakut, kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur nderimin dhe respektin për gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe martirëve të kësaj ane dhe ka përkujtuar se kjo sakrificë tronditi të gjithë botën demokratike, duke dërguar mesazhin për sakrificën e popullit tonë liridashës dhe për egërsinë e një regjimi barabar.
Kryeministri Thaçi ka marr pjesë dhe ka mbajtur fjalë në akademinë përkujtimore për dhjetëvjetorin e Masakrës së Reçakut. Kryeministri Thaçi ka falënderuar, ambasadorin Uiliam Uoker, duke e cilësuar si një mik të madh të së vërtetës dhe mik të madh të Kosovës, për guximin e lartë që kishte treguar atëbotë, derisa po udhëhiqte misionin e vëzhguesve të OSBE-së në Kosovë, duke u vënë në anën e drejtësisë dhe të të masakruarve, duke demaskuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke u angazhuar çdo ditë që të rritet mirëqenia dhe kujdesi ndaj familjeve të dëshmorëve, jetimëve dhe invalidëve të luftës dhe gjithë kategorive sociale. Mbrojtja institucionale e këtyre kategorive është obligim shtetëror”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij.