Ali Refatllari, pse deshtuan mjeket
Deshtimi i operacionit ne doren e mjekut Ali Refatllari ka ndodhur per shkak te mungeses se aparaturave ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Nderkohe nga ana tjeter paaftesia e mjekeve justifikohet me faktin se investimet per specializimin dhe formimin e tyre jane mjaft te pakta, saqe te rejat e shkences dhe mjekesise mesohen vetem nepermjet librave dhe internetit. Kurse praktikimi i ketyre njohurive pothuajse nuk behet asnjehere. Sipas shefit te urgjences kirurgjikale, Ylli Zicishti, operacioni ne doren e kardiokirurgut Refatllari eshte bere per kushtet e QSUT-se dhe nivelin e mjekeve shqiptare.
Doktor, ju si nje nga njohesit me te mire te fushes se kirurgjise, a mund te na thoni cili ishte shkaku qe operacioni i kardiokirurgut nuk doli me sukses?
Per mjekun dhe kolegun tone eshte bere maksimumi, por ky maksimum duhet te kuptohet per kushtet ne te cilat ndodhet Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza". Mjeket kane kryer nje operacion te veshtire, pasi doktor Refatllari ka pasur plage ne dy vende te ndryshme. Keshtu, nje ekip mjekesh duhet te operonte ne kraharor dhe nje ekip tjeret ne dore. Plaget e kraharorit u mbyllen me sukses dhe ky operacion doli me se normal.
Po me doren e kardiokirurgut cfare ndodhi, kush ishte problemi?
Kirurget kane operuar doren dhe kane bere te mundur qepjen e saj. Gjate qepjes ne rastet kur plaga eshte e thelle duhet qe te sigurohet rregullimi i tendines dhe nervit. Gjate operacionit, mjeket kane mundur te rregullojne tendinin, e cila ka te beje me levizjen e gishtave, ndersa rregullimin dhe qepjen e nervit nuk kane mundur ta realizojne. Kjo per vete faktin se per qepjen e saj duhen aparatura te sofistikuara, pasi nervi eshte shume i holle. Ne nuk kemi aparatura te tilla mikroskopike dhe kjo ka bere qe operacioni te mos shkoje ashtu sic duhet.
Nese mjeku Refatllari nuk do te kryente kete operacion jashte vendit, atehere cfare do te ndodhte me te?
Fillimisht dua te sqaroj rolin qe kane tendinat dhe nervi. Qepja e tendineve sjell levizjen dhe funksionimin e gishtave. Kurse qepja e nervave te dores i rikthen te plagosurit ndjeshmerine ashtu si edhe me pare. Ne rastin e kardiokirurgut Refatllari, ai do te kishte nje funksionim te mire te dores, por nuk do te mund te ushtronte profesionin e tij te mjekut dhe kirurgut, per shkak te kesaj mungese ndjeshmerie ne dore. Ky lloj operacioni mund te behet vetem ne klinikat jashte vendit dhe jo ne Shqiperi, ndaj edhe ishte e detyruar dergimi i tij per kurim me te specializuar qe te kete mundesi te kthehet ne profesion, pasi numri i mjekeve te specializuar te ne eshte i vogel.
Ne cilin repart te QSUT-se u krye operacioni dhe cilet mjeke kane asistuar?
Operacioni u krye ne po ate pavijon ku mjeku Refatllari punonte prej vitesh, kjo edhe per vete faktin se dy plaget e marra ne pjesen e kraharorit kerkonin kirurge te kardiokirurgjise, pasi ishin shume prane zemres. Por, ne te njejten kohe, eshte kryer edhe operacioni i dores nga mjeke te tjere te QSUT-se, te cilet kane dhene maksimumin e tyre. Por, sic e thashe, maksimumi i mjekeve dhe kirurgeve tane eshte deri aty sa i lejojne investimet qe jane bere dhe njohurite qe kane marre.
Cila eshte gjendja shendetesore e mjekut Refatllari, tashme pas nderhyrjes se trete qe ka bere jashte vendit?
Sipas informacionit qe kam une, kolegu yne Ali Refatllari eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe e mirepresim te rikthehet ne pune. S. Isaku