E Shtunë, 31 Tetor 2026

"What's Up?!" dhe AMC festojne 1 Majin

Dje sheshi "Nene Tereza" u shnderrua ne nje ambient vetem per argetimin e te rinjve nepermjet aktiviteteve te shumta te organizuara nga "What's Up?!" dhe AMC. Per here te pare ne Shqiperi u organizua nje turne i lojes "Paint Ball" i mundesuar nga "Ehat's Up?!", me pjesemarrjen e skuadrave me nga 5 lojtare secila. Skuadrat "luftuan" me njera- tjetren deri ne mbetjen e nje skuadre te vetme, e cila fitoi cmimin special te "What's Up?!". Por Paint Ball nuk ishte i vetmi element argetues i paradites se 1 majit. Nga "What's Up?!" ishte menduar edhe per lojera te tjera si basketboll, skateboard dhe lojerat elektronike "Wii", ne te cilat mund te luanin te gjithe deri ne fund te ketij aktiviteti. Nje hapesire e sheshit iu la studenteve te Akademise se Arteve te Bukura, te cilet performuan dy komedi te Cajupit "Pas vdekjes" dhe "14 vjec dhender". Nje kend i vecante ishte menduar per ata qe kishin deshire ta zbukuronin trupin me ngjyra dhe vizatime. "What's Up?!" i ofroi mundesine per te dekoruar pjese te trupit me "henna tattoo" te gjithe te rinjve qe ishin te pranishem ne "What's Up Paint Ball Fest". Gjate aktivitetit "What's Up" pervec mundesise per t'u argetuar iu shperndau te rinjve qe moren pjese edhe dhurata te shumta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›