E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transporti, Vargu akuzon bashkine per korrupsion

Zedhenesi i grupit te LSI-se ne Keshillin Bashkiak, Petrit Vargu, ka replikuar ndaj reagimit te zv.kryetarit te Bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi. Vargu i ka kujtuar edhe njehere Shalsit se eshte me se i informuar per deklarata qe ka dhene ne lidhje me grantin prej 1,4 milione euro. Ai e ka perforcuar akoma me shume akuzen ndaj Bashkise se Tiranes duke u shprehur se "drejtoret e Bashkise suaj ne mbledhjen me Shoqaten e Transportit perdorin menyrat e Augusto Pinocetit me 1973 ne greven e kamionisteve te Kilit, duke i kercenuar grevistet me heqjen e licences dhe me teper", eshte shprehur anetari i Keshillit Bashkiak, Petrit Vargu. Sipas tij, privatizimin e transportit ne kryeqytet e ka kerkuar dhe licencuar bashkia, ashtu si dhe privatizimin e mbledhjes se plehrave dhe ketij fakti nuk mund t'i pergjigjet populli me rritjen e taksave. "Eshte e lodhshme te merresh me ju, pasi vetem nenkryetar bashkie nuk jeni. Ju here dilni si zedhenes i Rames, here uleni ne radhet e keshilltareve bashkiake gjate mbledhjeve. Ndonjehere syresh, roli jot eshte edhe pak artistik pasi kryetari i Bashkise te vendos ne rolin e Lolos kur vjen ndonje i huaj ne Keshillin Bashkiak", i eshte drejtuar Shalsit anetari i Keshillit Bashkiak, Vargu. Sipas tij, kjo ndodh per te mbushur sallen dhe jo per aftesite e medha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›