E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, takim me 40 kryebashkiake ne Sarande

Kryeministri Berisha do te jete per dy dite ne Sarande, duke filluar nga dita e sotme. Kreu i ekzekutivit do te zbarkoje ne zonen elektorale te Nanos, nepermjet nje inaugurimi te rruges Hotel Butrinti-Kanali Cukes me vlere prej 3 milione euro. Po keshtu, do te kete vizite ne rrugen e planifikuar te Komunes se Xares dhe inspektime rrugen Sarande-Qafe Bote si dhe inspektimin ne lotin Sarande-Himare. Nderkohe qe diten e shtune Kryeministri Berisha do te jene ne inaugurimin e stacionit te pompimit te ujesjellesit Sarande me vlere prej 20 milione lekesh, qe do te sjelle dhe nje rritje te sasise se ujit per qytetin ne masen 50 per qind. Pas kesaj do te marre pjese ne inaugurimin e Muzeut Arkeologjik te Sarandes, i restauruar dhe kompletuar nga bashkia. Po keshtu, ne mesdite do te marre pjese ne ceremonine e celjes se sezonit turistik. Nderkohe qe, do te zhvilloje nje vizite ne tere zonat turistike te Sarandes, si dhe nje udhetim me anije turistike ne gjirin e ketij qyteti. Pas kesaj do te zhvilloje nje takim me 40 kryetare bashkish, ku do te jene dhe ministrat Olldashi e Pango.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›