E Martë, 3 Nëntor 2026

Alibali: Dumani ishte në habitat të vet. Gjysmën e deputetëve i njeh nga dosjet

Juristi Neritan Alibali në vlerësimin e tij rreth paraqitjes së zotit Dumani tha se ai ishte në habitatin e vet. “Gjysmën e deputetëve i njeh nga dosjet” tha zoti Albali duke ngjallur ilaritetin e bashkëbiseeduesve. “E them me sarkazëm” tha ai.

Komisioni parlamentar i sigurisë sipas zoti Alibali reflekton edhe ndarjen shoqërore për SPAK-un. Ka mbështetës, por edhe të pakënaqur nga SPAK, tha ai.

Për zotin Alibali si mitizimi i zotit Dumani, se dhe akuzimi i ashpër i tij, dëmtojnë punën e SPAK.

Në vlerësimin e tij është dashur punë voluminoze për krijimin e SPAK, ndërsa hetimet penale duan kohë.

“Disa hetime që po japin rezultatet tani, kanë kohë që kanë nisur” tha juristi Neritan Alibali.

“SPAK-u është i kritikueshëm, por ne duhet ta lemë të punojë” tha ai.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›