E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibali Shperthimi po verifikojme nese ndodhi nga riparimi apo se kishte filluar puna

Grup task-force qe eshte ngritur nga METE per ngjarjen e Bulqizes po verifikon dy pista nese shperthimi ka ndodhur nga riparimi apo fillimi i punes ne miniere. Duam te shohim nese shperthimi ka ndodhur nga punimet per riparimin e minieres apo nese jane dhene urdhra per fillimin e punes nga kompania ACR. Dokumentet jane marre nga prokuroria dhe RISHM-i dhe shume shpejt do te kemi nje konkluzion mbi shkaqet e shperthimit ne minieren e Bulqizes - deklaroi dje per media nga Bulqiza zv.ministri i Ekonomise Nertian Alibali. Zv.ministri Alibali ndodhet nga dita e djeshme ne minieren e Bulqizes ne krye te task-forces te ngritur nga ministri i Ekonomise pas shperthimit te gazit metan pardje rreth ores 10 ku si pasoje nje punetor humbi jeten dhe 8 te tjere u plagosen. Alibali tha se ne minieren e Bulqizes edhe dje ka pasur shkarkime te gazit te hidrogjenit cka ka veshtiresuar punen e brigades avaro-shpetuese per pastrimin ne miniere pasi po punohet ne nje galeri me thellesi rreth 700 metra ne nivelin e 16-te. Sipas urdhrit te ministrit te Ekonomise ekipet e kompanise ACR dhe te RISHM-it duhet te benin kontrollet per situaten e punes dhe sigurise ne miniere pas greves se gjate te minatoreve - tha zv.ministri i ETE-s Alibali. Ne Bulqize aktualisht ndodhen dy grupe pune te cilat kane per qellim rehabilitimin e minieres dhe pergatitjen e dokumentacionit te nevojshem per hetim. Sipas Alibalit grupi i pare po merret me degazifikimin e minieres per ta pastruar nga lendet toksike si dhe pergatitjen e saj per hetim e me tej do te filloje punen grupi i dyte per pergatitjen e dokumentacionit te nevojshem per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›