Grevat ne Greqi emigrantet shqiptare frike nga protestat e dhunshme

Mega as shqiptaret nuk na duan me Bllokohen sherbimet spitalore dhe zyrat e dokumentacioneve
Greqia eshte paralizuar per te disaten here nga greva 48-oreshe si pasoje e se ciles jane bllokuar trenat fluturimet e tragetet disa nga sherbimet tregtare zyrat e doganave dhe shkollat jane te mbyllura. Ne keto protesta marrin pjese edhe sektore te tjere si mjeket ne spitale avokatet tregtaret punonjesit portale ekzekutuesit e taksave dhe farmacistet.Te gjitha keto greva te pergjithshme pritet te jene nje barre e rende per te gjithe njerezit por akoma me problematike paraqitet situata per emigrantet shqiptare ne vendin fqinj. Ky paralizim i vendit ka bere qe te bllokohen te gjitha mundesite e levizjes shumica e rrugeve jane te bllokuaratransporti eshte krejtesisht i pamundur spitalet nuk punojne po keshtu dhe zyrat e emigracionit dhe shume sektore te tjere te rendesishem. Kjo situate ka bere qe emigrantet shqiptare te mos kene mundesi per te levizur per te shkuar ne pune madje dhe ne lagjet e Athines ekziston frika se mos aty afer ka ndonje protestues. Frika mbijeton kudo aq sa kane vendosur qe te mos dalin nga shtepite e tyre gjate diteve te protestave.
Emigrantet
Gjithe kjo situate e krijuar ka shtuar pesimizmin ne syte e emigranteve ne Greqi per te qendruar apo jo ne vendin helen. Papunesia frika nga protestat e dhunshme ekzistojne ne te gjithe syte e emigranteve theksojne mediet ne Greqi. Jemi bere vend i urryer nga te gjithe me keto protesta me kete dhune dhe me kete situate te krijuar madje as shqiptaret nuk na duan me citonte kanali Mega ne Greqi. Nga ana e tyre emigrantet shqiptare nuk do te kene as mundesi per sherbimet spitalore pasi dhe mjeket jane perfshire ne greven dy ditore fati i secilit emigrant do te jete nese nuk do te kete probleme shendetesore keto dite. Gjithashtu dhe zyrat per dokumentacionet e emigranteve nuk do te funksionojne. Gje qe ka bere qe shume emigrante te mos kene mundesi per te marre apo dorezuar dokumente. Po keshtu do te jene dhe shkollat ku te gjithe femijet shqiptare qe mesojne ne vendin fqinj nuk do te mund te shkojne ne shkolle gjate diteve te protestave per shkak te mbylljes se shkollave por dhe nga frika qe ekziston te vete emigrantet.
Situata
Ne rruget e Athines kane qene i pakte numri i kalimtareve apo i makinave qe leviznin. Pjese e kesaj braktisjeje kane qene dhe emigrantet shqiptare per shkak te panikut qe eshte krijuar. Ka nga ata emigrante qe thone Ne Greqi nuk jetohet me por dhe te tjere qe permendin se duan te ikin sa me shpejt nga vendi helen pasi familjet nuk jane te sigurta dhe ekonomia e tyre vetem se po shkaterrohet dita-dites. Te tjere emigrante po pergatitin situaten per tu kthyer ne atdhe pasi eshte e vetmja mundesi sipas tyre. Ne ditet ne vazhdim priten nje sere grevash te tjera qe do te jene nje problem akoma me i madh per te gjithe emigrantet. Qeveria e Greqise ka bere thirrje per qetesimin e situatestpor per emigrantet kjo do te kete pak rendesi pasi e ndiejne veten pak te rendesishem ne vendin helen.