E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize punetoret presin vendimin e RISHM-it per tu rikthyer ne pune

Keshilli Sindikal i Minatoreve mori vendimin qe minatoret te rinisin punen por vetem me urdher te RISHM-it qe miniera ka siguri

Nje dite pas aksidentit te rende ne minieren e Bulqizes ku humbi jeten nje minator dhe u plagosen 9 te tjere punetoret kane pezulluar punen deri ne nje vendim te RISHM-it qe miniera eshte e sigurt per te vazhduar nxjerrjen e mineralit te kromit. Keshilli Sindikal i Minatoreve organizoi nje mbledhje ku fillimisht u vendos qe te mos hyjne ne miniere per te punuar me pas mbledhja perfundoi me vendimin qe minatoret te rinisin punen por vetem me urdher te RISHM-it. Jemi te gatshem per pune por presim vendimin e RISHM-it nese miniera ka siguri - ka deklaruar kryetari i Keshillit te Sindikates se MinatoreveKole Nikollaj.

Lidhur me ngjarjen e rende qe tronditi dje Bulqizen dhe mbare vendin minatoret shprehen se ne keto 40 ore askush nuk i ka marre ne pyetje nga ana e prokurorise. Ata apelojne qe Prokuroria te zbardhe ngjarjen. Nikollaj tha se gjate bisedimeve minatoret jane shprehur te gatshem per fillimin e punimeve si dhe kane kerkuar zbardhje sa me te shpejte te ngjarjes nga Prokuroria. Me heret minatoret leshuan edhe nje thirrje ndaj qeverise per mospermbushje te detyrimeve institucionale ndaj tyre. Nderkohe Kryeministri Berisha vizitoi minatoret e plagosur nje dite me pare ne minieren e Bulqizes te cilet ndodhen ne trajtim intensiv ne repartin e reanimacionit te Spitalit Amerikan ne Tirane. Kryeministri u siguroi se qeveria eshte e vendosur te jape ndihmen e mbeshtetjen e saj per sherimin e shpejte e tyre. Ky ishte nje aksident i dhimbshem dhe tragjik - u shpreh Berishai cili theksoi edhe se qeveria se bashku me mjeket do te beje cdo gje per ti ndihmuar.

Vendimi per pezullimin e punes

Minatoret mengjesin e djeshem moren vendimin qe te pezullojne punen. Sipas minatoreve vendimi u mor ne shenje proteste passhperthimit te djeshem ne nivelin e17-te te minieres te Bulqizes ku 1 minator vdiq dhe 9 te tjere u plagosen. Minatoret e Bulqizes do te percjellin ne banesen e fundit kolegun Naim Shyti 39-vjec i cili dje humbi jeten ne miniere si pasoje e shperthimit te gazit. Sindikata e minatoreve deklaroi se pas ceremonise mortore ne oren 1500 do te mblidhen me nje perfaqesi te tyre dhe te sindikates ku do te vendosin hapat e metejshme qe do te ndermarrin pasi sipas pretendimeve te minatoreve ata jane derguar te punojne ne nje zone ku ishte paralajmeruar se kishte rrjedhje gazi dhe ato nuk ishin te specializuar ne nje kohe qe RISHM-i e ka mohuar kete deklarate. Por nderkohe vazhdon te jete ne rrezik per jeten nje prej minatoreve i cili u plagos ne incidentin e djeshem. Sipas mjekeve minatori Hajri Koci vazhdon te jete ne gjendje te rende por ata bejne me dije se eshte stabilizuar gjendja shendetesore e dy minatoreve Zaim Perkola dhe Basri Toska qe mbeten te plagosur per shkak te shperthimit te gazit metan ne miniere. Aktualisht te tre minatoret ndodhen nen kujdesin e ekipit mjekesor ndersa nena e te plagosurit Zaim Perkola shpjegon momentin e marrjes se lajmit te shperthimit ne miniere. Mite Perkola tregon se djali i saj punon ne miniere qe prej 20 vitesh. Aktualisht puna ne minieren e Bulqizes eshte nderprere deri ne marrjen e nje urdhri nga RISHM-i per rifillimin e punes.

Ngjarja

Ngjarja ne Bulqize ndodhi ne rrethana ende te paqarta por sipas drejtorit te minieres se Bulqizes Medat Zogu shperthimi duhet te kete ndodhur pas ndonje ngacmimi te mundshem. Sipas tij ne miniere para se te kryhen punime ne nje sektor matet niveli i gazrave. Nderkohe minatoret ndodheshin ne nivelin e 17-te pra 200 metra larg zones ku kryheshin veprimet. Kane qene 2 punetore qe po kryenin matjet nje prej tyre dhe Naim Shyti 40 vjec minatori qe u gjet i vdekur ne miniere kurse minatori tjeter Astrit Cupi qe rezultonte i zhdukur u nxor nga miniera dhe u dergua ne spital ne gjendje te rende. Te demtuarit u nxoren nga koleget e punes ne siperfaqe dhe u nisen me urgjence ne spitalin rajonal per te marre ndihmen e pare. Per shkak te gjendjes se rende tre prej tyre Hajri Koci 50 vjec Barsi Toska 45 vjec Zaim Perkola 40 vjec u transportuan me helikopter ne drejtim te Spitalit Ushtarak ne Tirane. Si pasoje e shperthimit te gazit ne nje nga puset e minieres ka humbur jeten nje minator dhe jane plagosur tete te tjere. Per shkak te gjendjes se rende shendetesore tre prej te plagosurve jane nisur drejt Spitalit Ushtarak me helikopter per te marre mjekimin e nevojshem. Shperthimi i gazit ndodhi ne pusin numer 2 te nivelit te 17-tete minieres ku minatoret ishin duke punuar. 9 minatore jane plagosur dhe jane derguar fillimisht me urgjence ne spitalin e Bulqizes por per shkak te gjendjes se renduar eshte rekomanduar dergimi i tyre ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Drejt Bulqizes u nisen 2 helikoptere ku nje prej tyre po transporton 8 te plagosurit drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane. Sipas inxhinierit te ashensoreve ne galeri jane futur 10 minatore por nuk dihet nese ne pusin nr. 2 kane qene te dhjete apo vetem 9 prej tyre. Menjehere pas shperthimit 2 minatore rezultuan te zhdukur dhe 1 prej tyre u gjet i pajete ne pus kurse nje tjeter u nxor gjalle. Ne pusin ku ndodhi shperthimi i fuqishem dje paradite humbi jeten minatori Naim Shyti. Nderkohe eshte nxjerre igjalle nga galeria minatori tjeter qe konsiderohej i humbur Astrit Cupi. Minatori u nxor nga forcat e emergjences.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›