E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibali: Sistemi aktual, "dushk" per partite e medha, favorizon koalicionet

TIRANE - Nenkryetari i Partise Republikane, Neritan Alibali, deklaroi diten e djeshme se ne zgjedhjet e vitit te ardhshem dy partite e medha Partia Demokrtaike dhe ajo Socialiste duhet te futen ne koalicione parazgjedhore me partite e tyre aleate. Sipas Alibalit, kjo edhe per shkakun e ligjit te ri elektoral, qe pritet te favorizoje edhe partite e medha.

"Eshte ne interes te te gjitha partive si te vogla ashtu dhe te medha, nga te dy krahet e spektrit politik shqiptar qe te futen ne zgjedhje mbi baze koalicionesh, pasi ligji i ri qe pritet te behet do te jete nje "dushk" ne favor te partive te medha, dhe jo si ne zgjedhjet 2005 qe ishte nje "dushk" ne favor te partive te vogla", deklaroi Alibali ne nje deklarate per mediat. Sipas tij, koalicioni i perbere eshte i mire per faktin se brenda koalicionit ka nje spekter partish te djathta, te cilat perfaqesojne interesat e grupeve te ndryshme te interesit, qe jetojne brenda te djathtes. Nga ana tjeter numri dy i PR-se theksoi se partia e tij nuk eshte parti e dale nga PD, por nje force politike, qe ka fizionomine e saj, luften e saj, historikun e saj dhe eshte nje aset i konsiderueshem i pasurise kombetare ne politiken shqiptare. Madje ai ftoi edhe pjeset e shkeputura nga PD, si Partia Demokrate e Re, te behen perseri pjese e saj, ne menyre qe koalicioni i ardhshem i djathte te jete perfaqesues i grupimeve te se djathtes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›