LSI: Ceka, nje aleat shume serioz
TIRANE- Levizja Socialiste per Integrim shpreson ne nje bashkepunim te mire me Partine Aleanca Demokratike per zgjedhjet parlamentare 2009. Mbi pavendosshmerine e kryetarit te PAD-se, Neritan Ceka, LSI sheh si mundesi terheqjen e tij per vijimesine e bashkepunimit me LSI ne keto zgjedhje. Deputeti i LSI, Pellumb Xhufi u shpreh dje se bashkepunimi mes LSI dhe PAD mund te vijoje, ashtu sic ka qene deri me sot, ku tre forcat e vogla politike te majta LSI, PAD dhe PDS u shkeputen nga PS per ndryshimet kushtetuese, por edhe debatet per reformen zgjedhore. "Me Ceken, kemi qene ne beteja te perbashketa dhe shpresojme qe te kemi prape beteja te perbashketa", u shpreh dje Xhufi, me shpresen qe Ceka edhe kete here te qendroje ne krah te LSI-se dhe jo selise roze per koalicionet e perbera parazgjedhore. LSI e ka thene fjalen e saj kunder, per te mos u bere pjese e nje koalicioni te perbere me PS-ne ne zgjedhjet parlamentare 2009. Sipas kreut te kesaj force politike, Ilir Meta, koalicionet politike nuk jane gje tjeter vecse nje deformim i votes, ndaj dhe LSI distancohet nga praktika te tilla. Me kete qendrim, Meta i dha fund negociatave te sapolindura mes PS e LSI, per bashkepunim ne koalicione te perbera. Negociata qe u zhvilluan nga kryetari i Grupit parlamentar te kesaj partie, Pellumb Xhufi me homologen nga PS, Leskaj. LSI eshte shprehur e hapur deri me sot qe te diskutoje, negocioje e pse jo te bashkepunoje per zgjedhjet me partite e vogla te spektrit te majte politik. Perjashtuar ketu Partine Socialiste, me te cilen i ka prishur prej kohesh marredheniet. R.R.
Ftesa e PS trondit aleatet
Pak dite me pare, Partia Socialiste nisi negociatat me te gjithe kreret e partive te vogla politike te majta per te krijuar nje koalicion te perbere para zgjedhjeve parlamentare 2009. Bisedimet jane ne zhvillim me PDS dhe PSD. Nderkohe qe u nderprene me LSI-ne, pasi kjo e fundit refuzon idene e krijimit te koalicioneve te perbera. Ne pikepyetje eshte ende PAD, me te cilen negociatat nuk kane nisur ende.