Alibeaj: Anëtarët e Gjykatës së Lartë, produkt i dialogut Parlament-Presidencë, jo me ndërmjetës
“Mund të jetë deri diku një lloj krize parlamentare, më saktë një lloj krize e proçedurave parlamentare, të cilat do të duhet të sqarohen dhe duhet të detajohen. Vetëm në këtë mënyrë mund të konsiderohet një krizë e kapërcyer”, tha ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj. Gjithashtu ai ka komentuar se bllokimi i punës së Gjykatës së Lartë si pasojë e mungesave në përbërje të saj. “Nuk besoj se ka një problem të tillë. Duhet të kemi parasysh që Gjykata e Lartë gjykon dy ditë në javë. Mund të them edhe një gjë tjetër që Gjykata e Lartë gjykon në një mënyrë të tillë jo mbi zgjidhjen e konflikteve të palëve gjykon vetëm mbi ligjin. Gjykon në mënyrën se si Gjykata e Apelit, ka zgjidhur konfliktin mes palëve me një vendim të formës së prerë. Vetëm se Gjykata e lartë nuk ka asnjë një lloj marrëdhënie të themi të drejtpërdrejtë me individët por me një gjykatë më të ulët. Që do të thotë që kjo Gjykatë e Lartë nuk përcakton fatin e çështjes. Do të thotë nuk ka një impakt të drejtpërdrejtë mbi palët. Unë do të kisha një ide dhe mendim paksa të ndryshëm. Jemi në një proces të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë . Sigurisht mund të ketë edhe efekte anësore, një i tillë mund të jetë edhe ky sapo thatë pak më parë. Në fakt çështja duhet parë në thelb dhe duhet parë në mënyrë të drejtpërdrejtë . Na intereson të kemi një proces përzgjedhës cilësor, i cili do të ketë edhe këto efekte anësore të veta. Por më mirë të bëjmë përzgjedhjen e duhur cilësore, ta shndërrojmë Gjykatën e Lartë në një gjykatë të vërtetë që gjykon në mënyrë efektive, objektive dhe që është pika e referimit të sistemit gjyqësor dhe të pranojmë edhe këto efekte minimaliste anësore”, vuri në dukje Alibeaj. Sipas tij, rrëzimi i kandidaturave në Kuvend nuk është një djegie e kandidaturave apriori. “Nuk është djegie. Nuk duhet ta konsiderojmë si një marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis Kuvendit dhe pesë individëve aspirantë për anëtarë të Gjykatës së Lartë. JO!. Ajo ç’ka duhet të përfitojmë nuk është pesë individë që do të aspirojnë për antarë të Gjykatës së Lartë, por tradita parlamentare që duhet të krijojmë. Duhet të krijojmë një traditë të tillë. Një memorie të tillë institucionale që vetëm nëpërmjet proceseve të tilla skanuese, të të gjithë integritetit moral dhe profesionaltë gjithë përzgjedhjeve në organet kushtetuese, vetëm kjo do të ishte zgjidhja më e mirë. Cilësia do të ishte e garantuar vetëm nëpërmjet këtij filtri”, vijoi më tej ministri Alibeaj.
Përsa i takon procesit të filluar me një grup të asistencës juridike siç e ka cilësuar edhe vetë presidenca, ministri Alibeaj theksoi se është një hap i parë pozitiv. “Është pozitiv sepse në qofte se do të realizohet çfarëlloj proçesi është, unë besoj do të mbërrinim në një lloj logjike fare të thjesht është më tepër një proçes juridik se sa politik. Tek Anëtarët që do të duhet të zgjidhen në Gjykatë të Lartë apo edhe në Gjykatë Kushtetuese (është rregullim i njëjtë kushtetues) duhet të mbizotërojnë kriteret ligjore. Dhe besoj më mirë se sa juristët më drejtë çështjen nuk mund ta zgjidh askush tjetër. Por unë besoj që është e pjesshme. Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese në mendim e saj ka thënë se konsultimet duhet të ndodhin, midis këtyre dy organeve presidencës dhe parlamentit. Sigurisht që asnjeri nuk ka dhe nuk pretendohet që të ketë aftësinë për të marrë informacionin e plotë dhe të duhur mbi aftësitë profesionale dhe integritetin moral”, tha ai. Ndërkaq, në optikën e ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, grupet këshillimore prej juristësh ose të predominuar nga juristë kanë aftësinë dhe kanë mundësinë të bëjnë diçka vërtetë pozitive, të përcaktojnë kritere vlerësuese, objektive të qarta e të detajuara.