Thellimi i hetimeve për Gërdecin po rikonfirmon transparencën e qeverisë shqiptare
Ambasadori amerikan në Shqipëri, John Withers ka reaguar dje pas letrës së kongresmenit amerikan Waxman publikuar në disa media. “Ambasadori Withers është në dijeni të pretendimeve të paraqitura në letrën e 23 qershorit nga Përfaqësuesi i Kongresit Henri Waxman drejtuar Sekretares së Shtetit Rice”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë. “Ai po studion përmbajtjen e letrës dhe, sapo ta ketë mbaruar këtë, do të përgatisë një përgënjeshtrim të plotë të çfarëdo pretendimesh kundër Ambasadës së Sh.B.A. apo atij vetë. Ambasadori amerikan beson në mënyrë të palëkundshme se një shqyrtim i drejtë i fakteve do të çojë tek e vërteta”. Faktet mbi këtë çështje, përfundon deklaratën e tij Ëithers, do të shpërbëjnë cilindo dhe çdo pretendim të ngritur kundër tij, stafit të tij, apo qeverisë së tij. Kongresmeni demokrat Ëaxman e akuzoi Ëithers se ka patur dijeni për armët e vjetra kineze që i shiteshin shtetit amerikan nga pala shqiptare dhe e ka fshehur këtë fakt.
Kryeprokurorja Ina Rama: S’kemi informacion për përfshirjen e ambasadës së SHBA-ve, në hetimin për Gërdecin/Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama deklaroi dje se organi i akuzës nuk ka asnjë informacion për përfshirjen e Ambasadës Amerikane në skandalin e trafikut të armëve. Deklarata erdhi në një kohë kur kreu i komisionit hetimor në Kongresin Amerikan Henry Waxman akuzon nga Ëashingtoni Ambasadorin e akredituar në Tiranë, Ëithers dhe disa punonjës të tjerë si persona që kanë pasur dijeni në lidhje me eksportimin e municioneve kinezë nga Shqipëria, në Afganistan për llogari të kompanisë AEY të 22-vjeçarit Efraim Diveroli. Gjithashtu Rama informoi Komisionin e Ligjeve në lidhje me kërkesën që organi i akuzës i ka dërguar autoriteteve amerikane për të marrë në pyetje presidentin e kompanisë amerikane AEY Efraim Diveroli në kuadër të zbardhjes së tragjedisë së Gërdecit. Gjithashtu, Kryeprokurorja Rama, u shpreh se
dëshmia e shtetasit amerikan Efraim Diveroli, presidenti i kompanisë AEY, është në funksion të pistës së hetimit të trafikut të armëve në Shqipëri. “U jemi drejtuar organeve homologe të drejtësisë amerikane për të marrë jo vetëm dëshminë e Diverolit, por edhe për një sërë provash që ne i çmojmë të nevojshme në hetimin tonë për çështjen e Gërdecit dhe që mendojmë se mund të na serviren nga drejtësia amerikane”, tha znj. Rama. Ajo vuri në dukje se “kjo kërkesë e jona, është e shoqëruar me pyetje konkrete, për të cilat ne mendojmë se duhet të japë shpjegime Diveroli. Sipas saj, dëshmia e Diverolit është në funksion të pistës së hetimit të trafikimit të armëve në Shqipëri. “Në bazë të deklarimeve të tij ne do të shohim se çfarë do të jenë me rëndësi në shërbim të hetimit tonë”, shtoi ajo. Shtetasi amerikan Efraim Diveroli, Presidenti i kompanisë AEY, u arrestua pak ditë më parë nga drejtësia amerikane për trafik të paligjshëm armësh me Afganistanin. Në emër të kompanisë që drejtonte Diveroli kishte lidhur edhe një kontratë me ndërmarrjen shtetërore shqiptare MEICO për shitjen e municioneve. Sipas një deklarate të dy ditëve më parë të Ministrisë së Mbrojtjes kjo kontratë, e lidhur më 27 nëntor 2007, “është ekzekutuar në mënyrë krejt të rregullt”.
Prokuroria po thellon hetimet për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit/Kryeprokurorja e Përgjithshme Ina Rama deklaroi dje në Komisionin e Ligjeve, ku paraqiti raportin për punën e institucionit që ajo drejton gjatë vitit 2007, duke iu referuar hetimeve për tragjedinë e Gërdecit se organi i akuzës është i angazhuar për të zbardhur tragjedinë, dhe se është e vendosur për t’i shkuar deri në fund të çështjes. “Nuk mund publikoj në c’fazë jemi me hetimet në lidhje me tragjedinë e Gërdecit dhe as pengesat që po hasim për këto hetime”, tha Kryeprokurorja para anëtarëve të Komisionit të Ligjeve të cilët kërkuan të dinin se në cfazë ishin hetimet për tragjedinë e Gërdecit. Më 15 mars të këtij viti fabrika e demontimit Alba Demil e cila ndodhej në Gërdec, pak kilometra larg Tiranës shpërtheu dhe për pasojë mbetën të vrarë 26 persona, mbi 300 u plagosën ndërsa u dëmtuan me qindra banesa dhe godina të subjekteve private. “Ajo që mund të them është që prokuroria është e angazhuar maksimalisht për të zbardhur ngjarjen”, shtoi Rama. Gjatë fjalës së saj Prokurorja e Përgjithshme tha se paralelisht po zhvillohen hetime dhe për rrugën Durrës- Kukës, ku në hetim është dhe ish-ministri i Transporteve, aktualisht ministër i Jashtëm, Lulzim Basha. Kryeprokurorja kërkoi mbrojtje të vecantë për prokurorët ndërsa bëri thirrje për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit. Ndërsa në komision ka pasur debate ndërmjet anëtarëve të tij. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatos Beja ka shkëmbyer replika me deputetin socialist Fatmir Xhafaj. “Ina Rama ndodhet në komision vetëm për raportin dhe jo Gërdecin. Nuk mund të pyetet për dosje të vecanta”, ka replikuar Beja menjëherë pasi deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka pyetur kryeprokuroren se në cfarë faze janë hetimet për tragjedinë e Gërdecit.