Berisha: T’i themi jo imunitetit, ky është standardi i demokracisë shqiptare
Kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar dje nga Brukseli se për të pasur efektivitet në luftën kundër korrupsionit, duhet përforcuar baza ligjore, pasi ajo përbën thelbin e suksesit ndaj këtij fenomeni. Duke nënvizuar vendosmërinë në luftën me tolerancë zero kundër korrupsionit, Kryeministri Berisha u shpreh se është në bindjen dhe vendosmërinë e tij t’i themi jo imunitetit. “Ky është standardi ynë, dhe ky standard duhet të shtrihet e ta kenë të gjitha vendet e Ballkanit që duan të integrohen në BE”, tha Berisha. Kreu i qeverisë vuri në dukje se nuk duhet të ketë imunitet përsa u përket akuzave për korrupsion. “Dua të theksoj dhe një moment për transparencën, e cila është shumë e rëndësishme. Mendoj se çështja e legjislacionit është thelbësore. Nuk duhet të ketë imunitet përsa u përket akuzave për korrupsion. Ky është standard që ne duhet të vendosim në Shqipëri dhe që duhet të vendoset në vendet e rajonit. Mendoj se ne e kemi zgjidhur këtë çështje pas disa vite debatesh opozita pranoi miratimin e kufizimit të imunitetit dhe kjo është shumë e rëndësishme”, shtoi kryeministri Berisha. Ai vijoi më tej, duke theksuar se do të miratohen edhe ligje të tjera, por rëndësi të veçantë ka kufizimi i imunitetit, pasi ai pengon luftën ndaj korrupsionit.
Rehn anulon axhendën e takimeve, për arsye shëndetësore/Një njoftim nga Brukseli ka bërë me dije dje se për arsye shëndetësore, Komisioneri për Zgjerim në BE, Olli Rehn, anuloi të gjithë programin e tij, përfshirë këtu edhe një takim me Kryeministrin Sali Berisha. Kryeministri Berisha, i cili ndodhet për vizitë në Bruksel ku mori pjesë në Samitin e nivelit të lartë të politikës europiane mbi Ballkanin, i organizuar nga “Miqtë e Europës”, do të zhvillonte dje në pasdite dhe një takim të veçantë me Komisionerin për Zgjerim të BE-së Olli Rehn, i cili do të ndiqej dhe nga një Konferencë për Shtyp. Komisioneri Olli Rehn mori pjesë vetëm në seancën e hapjes së Samitit dhe më pas u largua. Në orën 15:19 të ditës së djeshme, zyra e protokollit njofton misionin e Republikës së Shqipërisë në BE se për arsye shëndetësore Komisionerit Olli Rehn i duhej anulonte të gjithë programin e tij për ditën e djeshme ku përfshihej dhe takimi me Kryeministrin Berisha.
Alket Goce