Fratini: Italia, partneri kyç i Shqipërisë
Kushtet për liberalizmin e plotë të vizave të Shqipërisë me vendet e BE-së, janë një kyc për realizimin e kësaj çështjeje, që është edhe një objektivat më madhore të qeverisë shqiptare, për të ardhmen e vendit drejt Bashkimit Evropian. Pajisja e shtetasve me pasaporta me të dhëna biometrike si dhe të mbrohen në mënyrë të përshtatshme kufijtë, janë disa nga parakushtet që Shqipëria duhet të plotësojë përpara liberalizimit të vizave. Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, ka dhënë një intervistë për BBC, pas takimit me ministrin Basha, ku ka theksuar parakushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për liberalizimin vizave, si pajisja e qytetarëve shqiptare me pasaporta me të dhëna biometrike, dhe me letërnjoftime të pafalsifikueshme, si dhe të mbrohen në mënyrë të përshtatshme kufijtë. “Pritet që të gjitha angazhimet që janë marrë nga qeveria shqiptare të respektohen. Ne kemi bërë një lloj plani për veprim (road map). Pra, ka disa detyrime. P.sh. pajisja me pasaporta që të kenë të dhëna biometrike është një nga parakushtet, letërnjoftime të pafalsifikueshme, ky është një tjetër kusht, sikurse edhe mbrojtja e përshtatshme e kufijve. Të gjitha këto elemente që shpresoj që qeveria shqiptare do të arrijë t’i vërë në jetë për një periudhë të shkurtër, do të heqin pengesat për liberalizimin e vizave. Mendoj se për Shqipërinë ky është një objektiv i arritshëm”, tha Frattini. Ai ka theksuar edhe përpjekjet e të dy vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. “Po të kishim modelin italo-shqiptar edhe me vende të tjera me të cilët kemi kontakte dhe duam t’i zgjidhim këtë probleme, gjendja e emigracionit të paligjshëm do të ishte më e mirë. Nëse ne nuk i bllokojmë emigrantët klandestinë që në portet nga nisen, por i bllokojmë në det të hapur, atëherë është shumë vonë”, theksoi ai. Në takimin e fundit ndërmjet, ministrit të Jashtëm Lulzim Basha dhe homologut të tij italian, Franko Fratini, cështja a liberalizimit të vizave zuri vendin kryesore. Gjatë këtij takimi shefi i diplomacisë italiane Fratini i ka kujtuar Shqipërisë së që të mundësohet liberalizimi i vizave duhet patjetër që të plotësohen disa parakushte nga Shqipëria.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, falënderoi homologun e tij, Fratinin për iniciativën e tij në libëralizimin e vizave, kur ishte kreu i Komsionit të Drejtësisë në BE, e ndërsa dje kjo marrëveshje është institucionalizuar mes KE dhe gjithë vendeve të Ballkanit. Më tej, Basha theksoi dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të zbatuar kushtet e vendosura në marrëveshjen e pranimit në BE, si luftën kundër krimit të organizuar, dixhitalizimin e regjistrit civil etj. Dy zyrtarët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin bilateral për infrakstrukturën, për projektet e përbashkëta të Korridorit të 8 por edhe në fushën e energjisë përfshi dhe atë të energjisë bërthamore, të hedhur si ide nga kryeministri Berisha. Fratini tha se së shpejti do të caktohet data e vizitës së kryeministrit shqiptar në Itali, e cila ishte shtyre për shkak të zgjedhjeve italiane. Dy zyrtarët folën dhe për situatën në Kosovë e Maqedoni dhe për perspektivën e qartë të vendeve të rajonit në BE.