E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj: Do respektojmë Kushtetutën nuk do plotësohen tekat e Ramës



Partia Demokratike konfirmon qëndrimin e saj se është gati të hapë kutitë e materialeve zgjedhore. Gjatë një deklarimi për mediat deputeti i maxhorancës, Enkelejd Alibeaj tha se në këto negociata u arrit të bindej kreu i opozitës për të ndërprerë grevën e urisë. "Gjithë kjo histori e transparencës, e identifikimit të defekteve për aq sa janë dhe atje ku janë të procesit zgjedhor, duhet të shërbejë për rikorigjimin e Kodit Zgjedhor. Ajo që u arrit deri tani ishte që një sjellje politike prej kaçaku e zotit Rama më në fund u thye dhe ajo sepse deri me grevën e urisë konsiderohej një njeri që nuk mund të dëgjonte zërin e arsyes. Fakti që u detyrua të ulej në negociata tregoi që zoti Rama tashmë ka ardhur në truallin e arsyes dhe që do t'i bindet arsyetimit dhe argumentimit politik që mbi të gjitha është ligjor dhe kushtetues", tha Alibeaj. Sipas tij "Në qoftë se PS ka një peng me të shkuarën, kryetari i saj ka një peng me të shkuarën, duke i treguar të vetëve vërtetë që një kauzë e çon deri në fund, sepse kjo është çështje që deri në këtë farë mase ka degraduar. Unë besoj që teka të tilla nuk duhet të plotësohen, do të respektohet Kushtetuta, ligji, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kodi zgjedhor dhe ai nen, dhe brenda kësaj hapësire ligjore zoti Rama të gjejë mundësitë e veta për të kamufluar humbjen e vet në këtë proces negocimi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›