Përtej historive me kriza
Gjokë Uldedaj
Krizat financiare janë pjesë përbërëse e ekonomisë së tregut. Vetë ky sistem gjeneron dhe bëhet më i fortë në përballjen me to. Krizat shoqërohen me panikun e shoqërisë për një implikim në to, sepse janë recensione ekonomike dhe për rrjedhojë, nga njëra anë, shoqërohen me pasoja dhe mbijetesë, dhe nga ana tjetër imponojnë disiplinë dhe perfeksion në rritje.
Përballja e parë me krizën vlerëson me prioritet gjetjen e disa pistave paralele konstatuese, që përcaktojnë kufirin e reales me virtualen. është pikërisht ky moment që kondicionon rëndësinë e gjetjes së burimit dhe shkaqeve që e krijuan këtë krizë, si kusht i domosdoshëm për një përballje me të. Gjetja e këtij burimi udhëheq përpjekjet për të operuar mbi një sistem politikash ekonomike, në nivel makro. Në këtë shkallëzim disaplanësh, vlerësimi i situatës shtron pyetjen, se sa po zotërohet kriza ekonomiko-financiare, për t’i dhënë përgjigje drejtësisë së politikave të klasës qeverisëse, në minimizimin e efekteve të saj në ekonomi, duke deleguar në vijimësi rëndësinë e thellimit të këtyre politikave, nëse efektet aplikuese rezultojnë pozitive.
Përmbledhja e sa më sipër, është dhe vlerësohet si pesha që mban një Qeveri si dhe nota që ajo merr për të zgjidhur drejt situatën, nga njëra anë për të eliminuar spekulimin me pjesën virtuale të saj, nga e cila përfiton një pjesë shumë e vogël e shoqërisë, dhe nga ana tjetër për të lehtësuar pasojat për pjesën tjetër të saj, atë më të konsiderueshmen, që në realitet mbart barrën e vështirë të krizës.
Dhënia e dimensioneve të paqena bën që kriza të pushojë të jetë vetëm financiare ose ekonomike. Ajo bëhet edhe politike, duke u shoqëruar nga rreziku që ridimensionimi i virtuales të fitojë terren, duke u bërë prezent. Këtë prezencë e përligj fakti që sistemet financiare dhe ekonomike janë nënsisteme, të sistemit të gjerë politik. Kjo konkretizohet edhe me faktin që vetë korporatat dhe sipërmarrjet financiare–ekonomike, janë më tepër politike se sa ekonomike, kur analizohen elitat e tyre përfaqësuese.
Pothuajse dy vjet më parë ekonomia globale dhe sistemi financiar hyri në një krizë të rëndë.
Në mënyrë konvencionale, shkaqet e krizës financiare globale në ekonomitë e vendeve të ndryshme kanë qenë të unifikuara me disa ose të gjithë elementet e mëposhtëm: dobësia e politikave makroekonomike në ekonomitë e konsoliduara, mbikëqyrja financiare dhe rregullatore, dhe politikat e globalizimit të institucioneve financiare, duke i bërë këto të fundit përgjegjëse për krizën, me të cilën po përballet edhe ekonomia shqiptare.
Kriza financiare në Evropë erdhi në tri faza, së pari kriza e superfuqisë financiare amerikane, duke vijuar me krizën unike evropiane si fazë në vijim. Bankat evropiane po pozicionohen në zotërimin e sistemeve bankare evropiano-lindore. Vala e tretë e saj përfaqësohet nga kriza financiare e vendeve që janë pjesë e eurozonës, por jo në thelbin e Evropës, si Greqia.
Tendenca për një globalizim të sistemit financiar i bën të pashmangshme krizat financiare.
Siç dihet, kriza financiare globale devijoi menjëherë mbi sektorin real të ekonomisë. Kjo u shfaq me rënie të disa treguesve të prodhimit dhe të eksporteve, rritjen e papunësisë dhe rënie të GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto).
çështja shtrohet: A i qëndroi ekonomia shqiptare kësaj krize? Dhe përgjigjja është: Po! Administrata ka korrektuar në rrugë e sipër shumë defekte të punës së mëparshme në dogana dhe tatime, sikurse në të gjithë politikat e zhvillimit. Duhet thënë më në fund se, kriza nuk është një lojë ideologjike; por është një fenomen, nga i cili s’mund të përfitohet pafundësisht kapital politik. Një nga krizat tona reale është pikërisht ajo e opozitës. Prej nëntë muajsh dialogu politik në Parlament nuk funksionon. Kjo do të thotë limitim dhe kufizim i diversiteteve, vizioneve dhe platformave ekonomike, si kusht i domosdoshëm për zhvillim, duke sjellë mungesa të alternativave për zhvillimin e vendit, duke përdorur demagogji në vend të kontributit politik real.
çelësi i suksesit është rivendosja e dialogut, të mbështetur në një kod parimesh dhe kriteresh profesionale, politikisht neutrale, kur bëhet fjalë për mundësi kontribuuese në të mirë të zgjidhjeve politike të problematikave ekonomike, në kushtet e një krize globale.
Duke u parë në këtë këndvështrim, rëndësi të veçantë dhe të patjetërsueshme merr ridimensionimi i dialogut, për të zgjidhur me efikasitet politikat ekonomike. Ky dialog duhet të konsiderohet dhe vlerësohet si një kontribut për ngritjen e niveleve cilësore të zhvillimeve tona ekonomike, si një shërbesë me vlera kombëtare në terrenin shqiptar të përpjekjeve për integrim. Klasat politike, prezente në një ekonomi dhe këtu e kam fjalën për Partin Socialiste, duhet të jenë të vetëdijshme se përfitimi politik apo dështim i reformave duhet të konsiderohen njëlloj të mundshëm dhe se komoditeti i të qenit në opozitë, duhet të vlerësohet jo me benefitin e spektatorit që pret të duartrokasë humbjen, por duke u pozicionuar si një pjesë e rëndësishme, me rol të pazëvendësueshëm dhe konstruktiv në platformat makroekonomike me një ndikim të pashmangshëm në zbutjen e efekteve të krizës globale. Më në fund, ajo që duhet të shohim me përparësi, është prirja; kjo është pozitive. Besimi për zhvillimin e biznesit është rritur me 5 pikë në tremujorin e parë të këtij viti. Rritja e eksporteve dhe gjallërimi i prodhimit vendës diktojnë menjëherë uljen e çmimeve, që do të thotë janë të gjitha mundësitë për rritjen e fuqisë blerëse. Në mars 2010 u eksportuan 14.556 mln lekë mallra, me rritje 28.8 për qind në krahasim me shkurt 2010 dhe rritje me 83 për qind në krahasim me mars 2009. Ritmet më të larta të rritjes së regjistrimit të bizneseve të reja krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009. Komentet e mëtejshme janë të tepërta.
Përballja me krizën ekonomike vlerëson reformat që po ndërmerren në ekonomi, mbart vlera në vetvete, mat cilësisht politikat makroekonomike të qeverisjes së saj, konkretizuar në normën e inflacionit, borxhin e brendshme dhe të jashtëm, fleksibilitetin e këmbimit dhe së dyti, vlerëson shkallët në rritje të administrimit të këtyre reformave dhe politikave.
Stadi i zhvillimit ekonomik të ekonomisë sonë po e tregon atë solide, me një tendencë të konsiderueshme në rritje drejt formalizimit, duke e vlerësuar përballjen ndaj goditjes së jashtme si një sfidë, që prezanton më dukshëm drejtësinë e përdorimit të instrumenteve të duhur ekonomikë, kryesisht fiskale dhe monetare.
Gjithçka sa më sipër, si dhe derivatet e tyre e vlerësojnë dialogun politik, një element te pazëvendësueshëm si dhe lidhin pa kontestim të gjithë spektrin e politikës, si një te tërë, duke pasur një emërues të përbashkët, ekonominë e vendit të tyre.
*Deputet i Partisë Demokratike