Alibeaj: Edhe një muaj kohë opozitës për imunitetin

Në të kundër, siç thotë deputeti demokrat, Enkeled Alibeaj, mbajtja e referendumit do të jetë një fakt real.
"Ne do të kemi maturinë dhe pjekurinë që të presim deri në elementin e fundit kohor, pra shtatorin. Mund të ketë ndonjë kthim apo ndryshim kursi nga ana e partisë Socialiste, gjithsesi, unë pak shpresoj. Duhet të kemi durimin të shkojmë deri në fund dhe më pas kur të shohim se nuk ka më mundësi dhe nuk ka më asnjë dëshirë nga ana e PS-së, do të shkohet në referendum", tha Alibeaj për mediat.
Sipas tij, paketa e propozimeve të Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese, çon në bllokimin e shtetit. "Do të jetë Kuvendi ai që do të marrë fuqi më të mëdha se Presidenca. Dhe ky është defekt i madh. Ajo parti politike që do të ketë fuqi, peshë më tepër se kushdo, do të jetë pakica. Sepse nëse do të dojë pakica të mos votojë qoftë dhe për teka, qoftë dhe për inat, pa asnjë lloj arsye politike, shteti mund të bjerë në impas. Të mund të mos miratojmë dot gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Prokurorin e Përgjithshëm", deklaroi ai. Gjatë ditës së nesërme, Këshilli i Legjislacionit, do të shqyrtojë nismën e socialistëve për ndryshimet kushtetuese, ku edhe do të vendoset se çfarë do të bëhet më tej këtë paketë. /Start/
2012-09-05 17:12