E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy automjete në Pogradec, 4 të plagosur

Ngjarja ndodhi në aksin Korçë-Pogradec, në degëzimin e fshatit Veliterne, kur një automjet tip M-Benz, drejtuar nga shtetasi Ajet Abrashi, 47-vjeç, është përplasur me një autoveturë tip Opel, drejtuar nga shtetasi A.G., 26-vjeç.

Për pasojë, janë dëmtuar shtetasit  A.G dhe E.C 26-vjeç, drejtues e pasagjerë të mjetit Opel, si dhe shtetasit K.D 66-vjeç, e P.M 64 vjeç, pasagjere te mjetit Benz. Të dëmtuarit morën ndihmën mjekësore në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Ajet Abrashi, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. /Start/

                                                                                             2012-09-06 09:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›