Infermieret pa minifunde dhe te edukuar Sonila Isaku
Infermieret te cilet punojne aktualisht ne spitale poliklinika por edhe ata qe do te punesohen duhet te plotesojne nje sere kushtesh qe nga sjellja e tyre e deri tek aparenca menyra se si do te vishen dhe do te lyhen. Pikerisht per te kontrolluar bluzat e bardha eshte ngritur nje Task-Force e vecante e perbere nga shtate persona.
Urdhri
Urdhri per ngritjen e Task-Forces per infermieret eshte bere publik dje nga drejtori i Politikave ne MSH Pellumb Pipero dhe kreu i Urdhrit te Infermiereve Sabri Skenderi. Sipas tyre kjo Task-Force lindi si nevoje pasi jane konstatuar raste te mungeses se licences sjellje jo e duhur etiko-profesionale si dhe levizje me uniforme jashte ambienteve te sherbimit. Nje infermier i cili nuk di te komunikoje me publikun nuk zbaton kodin etik nje infermier qe nuk njeh ne radhe te pare shoqaten e tij qe eshte Urdhri i Infermierit te Shqiperise ndaj tij do te merren masa administrative-tha Pellumb Pipero drejtor i Planifikimit te Politikave ne Ministrine e Shendetesise. Sipas tij nga inspektimet e deritanishme verehet se ne shume institucione punojne profesioniste te palicencuar ne kundershtim me Urdhrin e Infermierit te Shqiperise. Sjelljet etiko-profesionale lene per te deshiruar nisur nga paraqitja e jashtme komunikimi me pacientet qendrimi ne krye te sherbimit organizimi jo i mire i sherbimit nga drejtuesit e turneve te dyta. Ndaj ne i bejme thirrje te gjithe pacienteve dhe familjareve te japin kontributin e tyren permiresimin e kujdesit infermieror ka thene gjate fjales se tij presidenti i Urdhrit te Infermiereve Sabri Skenderi.
Masat
Nese bluzat e bardha nuk do te plotesojne rregulloren do te merren edhe masa te cilat fillojne nga gjobat e deri ne pezullimin e perkohshem ose dhe te perhershem te punes se tyre. Masat disiplinore do te jene nga verejtja nga ulja ne detyre nga gjoba qe fillon nga 10 mije deri ne 100 mije leke te reja dhe nga heqja e te drejtes se profesionit nga tre muaj deri pergjithmone kur shkeljet jane shume te renda u shpreh Sabri Skenderi kreu i Urdhrit te Infermierit. Sipas tij probleme jane konstatuar edhe gjate kesaj kohe te cilat kane te bejne me organizimin jo te mire te sherbimit nga drejtuesit kryesisht ne turnin e dyte dhe te trete braktisja e sherbimit gjithe diten dhe per dite te tera ne disa shkolla apo fshatra duke shkuar vetem nje here ne muaj. Po keshtu ka pasur edhe mos zbatim me korrektesi dhe ne orarin e duhur te injeksioneve te pacienteve neper fshatra etj. Nje tjeter pike e rendesishme eshte se te gjithe infermieret duhet te regjistrohen tek Urdhri i Infermierit i cili ka hartuar edhe dokumentin themeltar per infermieret edhe me mbeshtetjen e USAID tashme eshte shperndare ne cdo institucion shendetesor.
Kushtet qe duhet te plotesoje nje infermier
Te mos shkele orarin e punes
Gjate orarit te mos levize nga pavijoni per arsye personale
Komunikimi me infermieret e pavijoneve te tjera te jete me i rralle
Menyra e te sjelljes me pacientet te jete ne nivele te larta
Ti kushtohet vemendje maksimale te semurit
Veshjet te jene sa me serioze dhe te pershtatshme per pune
Tualeti te mos jete i ekzagjeruar ne orarin e punes per femrat
Te eliminohet veshja e kepuceve me taka
Te respektohen uniformat qe do te percaktohen
Te mos dilet ne ambiente publike me uniforme pune
Kontrollet klinikat private te pasigurta
Vetem pak muaj me pare Ministria e Shendetesise ndermori nje nisme ku do te kontrollonte te gjitha klinikat private per cilesine e sherbimit dhe kushtet me ane te nje Task-Force. Ne kontrollet e para ka rezultuar se keto institucione shendetesore nuk ofrojne shume siguri ne sherbimin shendetesor ndonese qytetaret paguajne tarifa shume te larta. Pavaresisht se ende nuk ka perfunduar kontrolli i nisur nga nje Task-Force ngritur nga Ministria e Shendetesise por ne disa prej tyre jane vene re mangesi qe variojne si nga kushtet higjienike ashtu dhe licencimi i mjekeve apo infermiereve qe sherbejne ne to pa numeruar me pas rastet te cilat paguajne ne spitalet private dhe rikthehen serish ne spitalet e QSUT. Kemi gjetur disa shkelje sic jane mungesa e licencave mungesa e infrastruktures higjieno-sanitare. Jo pak raste ka pasur qe pacienti ka bere nderhyrjen ne klinike private dhe me pas eshte kthyer ne spital me komplikacione thote drejtori i Politikave dhe Planifikimit ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero. Sipas tij ky kontroll ende nuk ka perfunduar por te gjitha rastet do te behen publike. E ndersa Ministria e Shendetesise muaj me pare nxori kete deklarate institucionet shendetesore private e kundershtuan ate pasi sipas tyre u cilesua se nuk kishte nje baze ligjore ne te cilen te mbeshteteshin keto kontrolle apo ku te behej edhe akreditimi i ketyre klinikave.