E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj: Kryeprokuori i ri, jo pazar politik

Procesi i zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm nuk duhet të shdërrohet në pazar politik, edhe pse kryeprokurori i ri mund të vijë nga radhët e saj.
 

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i cilëson të pavend deklaratat që lidhin kreun e prokurorisë me individë të partive të ndryshme politike, duke vlerësuar se diskutimet dëmtojnë jo vetëm ata por të gjithë procesin.
 

Për ish ministrin e drejtësisë, zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm është e drejtë e kreut të shtetit.
 

Pavarësisht emrave dhe diskutimeve deri më tani e qartë si kristali është fakti se Ina Rama nuk do të ketë një mandat tjetër në krye të prokurorisë së përgjithshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›