E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zinxhir arrestimesh për vjedhje, zjarrëvënie

Policia e kryeqytetit ka arrestuar disa persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë ndërsa ka arrestuar disa persona për zjarrvënie, vjedhje varsesh me dhunë, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje të armëve.
Diten e sotme, në orën 13.30 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.1 Tirane u bë e mundur arrestimin në flagrancë i 68-vjeçarit Islam Xhabrahimi, pasi është autor i zjarrvënies të një sipërfaqe me ullishta në Kodrat e Saukut në Tiranë. Ky shtetas ditën e sotme, rreth ores 10.30 ka ndezur nje zjarr ne token e tij, te cilen e ka ne pronesi duke shkateruar me zjarr nje sasi te konsiderueshem dru-frutore.
Po sot, sherbimet e Komisariatit te Policise nr.2 Tirane bene te mundur kapjen dhe arrestimin ne flagrance i 24-vjeçarit Anton Çupi, pasi rreth ores 12.15 ne rrugen "Bab Rexha" ne afersi te Qendres Globe Tirane, i ka "vjedhur me dhune" varsen e qafes me material floriri shtetases B. XH. banuese ne Tirane. Ky autor po hetohet pasi eshte i dyshuar edhe per vepra te tjera penale te vjedhjes se varseve dhe çantave ne Tirane.
Lidhur me kete veper penale diten e djeshme nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr.3 Tirane jane arrestuar per vjedhje varsesh dhe cantash ne rruge shtetasit: Mikel Xhibro, Vladimir Jonuzi dhe Ilir Shehi, te tre banues ne Preze Tirane. Ketyre shtetasve gjate kontrollit te ushtruar ju eshte gjetur dhe sekuestruar nje cante, brenda se cules kishte nje thike dhe bluza te ndryshe, te cilat autoret i ndronin menjehere pas vjedhjes se kryer.
Rreth ores 10.00 te dites se sotme, ne Sallen Operative te Drejtorise Policise Qarkut Tirane ka mbritur nje telefonate se ne Rrugen "Myslym Shyri", pikerisht ne ambientet e dyqanit te Kompanise Celulare PLUS, nje person nen kercenimin e armes i ka vjedhur shiteses M. S. nje aparat celular te markes Nokia.
Menjehere pas marrjes dijeni lidhur me kete veper penale, sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.3 Tirane, jane vene ne ndjekje te autorit te dyshuar dhe pas 20 minutash, me ndihmen e publikut dhe ne bashkepunim me sherbime te tjera te Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane, ne ambientet e Lokal Ekspozita, u be e mundur arrestimi i autorit te dyshuar te kesaj ngjarje, shtetasit Ted Spahi, 20 vjec.
Ne cilesine e proves materiale ketij shtetasi ju gjeten dhe sekuestruan nje pistolete imitim i tip Bereta si dhe aparati celular i markes Nokia E.71 i vjedhur ne dyqanin e Kompanise Celulare PLUS. Vazhdon puna hetimore per dokumentimin e aktivitetit kriminal te ketij personi, pasi dyshohet se eshte dhe autor i ngjarjeve te tjera te kesaj natyre.
Po Sot, rreth ores 11.30, eshte dhene njoftim ne Sallen Operative te Drejtorise Policise Qarkut Tirane se ne vendin e quajtur Rrotullimi Doganes, ka nje konflikt te ashper mes disa personave.
Menjehere ne vendin e ngjarjes jane derguar sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.3 Tirane, duke koordinuar veprimet me sherbimet e Forces se Posacme Operacionale te Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane, te cilat me te mbritur kane konstatuar duke u perleshur dy shtetas ku njeri prej tyre ka nxjerre nga brezi nje pistolete dhe ka tentuar te qelloje personin tjeter. Forcat e policise kane nderhyre ne kohe duke shmangur ngjarjen me pasoja te renda, duke bllokuar dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje Pistolete (ZASTAVA) Mini Blou, me nje kreher me 4 fisheke.
Pas shuarjes se konfliktit, ka rezultuar se autor i kesaj ngjarje, eshte shtetasi Briken Beqir Bermetaj, 17 vjec, person me precedent kriminal ne krimet kunder personit dhe pasurise, i cili eshte konfliktuar per motive te dobeta me shtetasin A. C.
Gjithashtu, diten e djeshme, ne oren 24.00, nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr.5 Tirane u arrestua në flagrancë shtetasi Marisjan Mehdi Muka, 23 vjec, banues në Kamëz Tiranë. Arrestimi i tij u be pas nje konflikti familjar, ku gjatë kontrollit ne banesë, ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një karikator me 28 fishek, që i mbante pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›