E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres 26 vjecari vret kusheririn Tafil Dragoti

Policia e Durrësit vetëm pak orë pas gjetjes së një trupi të pajetë në katin e katërt të një pallati në lagjen numër 13 plazh Durrës ka mundur të zbardhë ngjarjen e rëndë dhe të indentifikojë autorin e saj. Tafil Dragoti 51 vjeç nga Elbasani, është gjetur i vdekur nga policia në apartamentin e tij të cilin e kishte marrë me qera në afrësi të sektorit Iliria, pas një telefonate që fqinjët e tij kishin bërë në polici. Policia pasi ka bërë kqyrjen e kufomës ka konstatuar se viktima kishte plage me thike në trup, duke arritur në konkluzion se ai ishte vrarë në banesë para disa ditësh. Policia ka nisur hetimet, të cilat i kanë ndihmuar në indentifikimin dhe arrestimin e autorit i cili është  djali i xhaxhati te viktimes Endrit Dragoti 26 vjeç. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ku në gjendje të dehur e sipër, 26 vjeçari ka qëlluar më thikë kushëririn e tij 51 vjecarin Tafil Dragoti, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ndërkaq  po nga policia mësojmë se autori i ngjarjes, kishte mbështjellë kufomën duke e lënë ne banjon  e apartamentit ku viktima e kishte marrë me qera me qëllim asgjesimin e tij në një moment të përshtatshëm për të zhdukur gjurmët. 
Policia sqaron se viktima ishte i divorcuar me tre fëmije, i cili punonte si roje private në një objekt në zonën e plazhit dhe jetonte prej disa kohësh në një banesë me qera ne zonën Iliria. Sipas policisë vrasja ka ndodhur më datën 30 gusht ku  26 vjeçari pasi e ka vrare Tafil Dragotin e ka mbyllur në banesën e tij dhe është  larguar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›