E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kapet 5 kg heroinë në kufi

Sekuestrimi i lëndës narkotike u bë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e markës Volksëages Passat, me ngjyrë të zezë, me targa  zviceriane, me drejtim daljen nga Shqipëria. Automjeti drejtohej nga shtetasi Agostin Kolthi, 46-vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.

Droga ishte e fshehur në pjesën e brendshme të prapakolpit, në anë të endoskopit, e ndarë në 9 pako të mbushura me lëndë në gjendje pluhuri, e ngjashme me karakteristikat e lëndës narkotike të llojit heroinë, me peshë prej rreth 5 kilogram, të cilat ishin të mbështjella me natriban.

Në lidhje me këtë rast, menjëherë u njoftuan strukturat e posaçme të antidrogës në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër, të cilët kryen veprimet e para hetimore e procedurale dhe bënë të mundur arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit shtetasit Agostin Kolthi.

Aktualisht nga Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes në fjalë, me qëllim zbardhjen e zbulimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë veprimtari te jashtëligjshme të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. /Start/

                                                                                             2012-09-02 11:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›