Durrës, pranga një shtetasi për vrasjen e kushëririt.

Në pranga ra Endri Dragoti, 26-vjeç, i cili akuzohet se ka vrarë tre ditë më parë në zonën e Plazhit djalin e xhaxhait të tij. ai është arrestuar, teksa bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Autori dhe viktima kishin konsumuar alkool së bashku.
"Fillimisht kanë qenë banorët e këtij pallati që kanë njoftuar shërbimet e policisë, duke vënë re mungesën prej dy ditësh të viktimës. Pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Endrit Dragoti, ka qëlluar disa herë me thikë viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe pasi ka mbyllur derën e banesës me çelës, është larguar me qëllim për t'iu shmangur përgjegjësisë penale", tha zëdhënësja e policisë së Durrësit, Donika Hoxha.
Policia sqaron se viktima ishte i divorcuar me tre fëmije, i cili punonte si roje private në një objekt në zonën e plazhit dhe jetonte prej disa kohësh në një banese me qira ne sektorin Iliria. /Start/
2012-09-02 16:02