E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace Ligji i pronave mbrohet nga PD-ja per shitjen e tokave ne Hamallaj dhe ne bregdet



Ligji i ndryshuar i pronave mbrohet nga PD-ja per shitjen e tokave ne Hamallaj dhe ne bregdet. Keshtu eshte shprehur dje gjate fjales se mbajtur ne seance deputeti socialist Erion Brace. Ai tha se ne mbledhjen e kaluar te Keshillit Kombetar te Rregullimit te Territorit eshte miratuar nje leje per nje kompani te huaj per te ndertuar nje resort ne fshatin Hamallaj. Por kjo kompani ka 34 te siperfaqes se miratuar KRRTRSH-ja pa certifikate pronesie nderkohe qe ne kontraten e lidhur me qeverine shqiptare parashikohet qe brenda tre muajve kjo kompani te shembe shtepite dhe ndertesat e banoreve te Hamallajt ne kete zone. Pikerisht ky investim sipas Braces mbrohet nga ligji qe miratuan demokratet gjate seances se kaluar parlamentare. Procesverbali konfirmon shkeljen e parlamentarizmit ne Shqiperi. Ligjberja eshte kapur nga interesat ekonomike familjare te nje grupi biznesmenesh te lidhur ngushte me kryeministrin familjen e tij me disa nga ministrat dhe ndonje deputet. Vota eshte e kapur politikisht nga kryeministri ne kundershtim me interesat e qytetareve. Ky kuvend nuk eshte i lire eshte i kapur. Ketu vidhen zgjedhjet ketu vidhen votat ketu vidhen pronat ne bregdet. Vota u vodh seancen qe shkoi pasi kryeministri e do ligjin e pronave per interesat e nje klani te ngushte qe e investon ate. Ne mbledhjen e kaluar KRRTRSH-ja miratoi 1 milion m2 toke ne Hamallaj per nje kompani private e cila 34 ha e ka pa certifikate pronesie. Por ne kontrate eshte shenuar se investitori merr persiper te prishe ndertimet e banoreve te zones ne Hamallaj. Ky investitor tani mbrohet nga ai ligj qe ju miratuat me votat e vjedhura gjate seances se kaluar - eshte shprehur deputeti Brace.

24 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›