E Diel, 1 Nëntor 2026

Meidani PS-ja te ndryshoje aksionin e saj opozitar te protestave te rruges



Eneida Jacaj

Ish-presidenti Rexhep Meidani i ka bere thirrje opozites te mos i vijoje protestat pasi ato e realizuan pjesen e rritjes se ndjeshmerise politike te brendshme dhe te jashtme. Ndersa Partia Socialiste i ka lene afat maxhorances deri ne muajin shtator per te pranuar oferten e saj per ti dhene zgjidhje krizes politike. Me tej opozita do te vijoje protestat ne mbare vendin duke e pershkallezuar aksionin e saj opozitar.
Apeli
Ish-presidenti Meidani ka theksuar se Partia Socialiste duhet te gjeje rruge te tjera per drejtimin e saj. Gjithashtu sipas tij PS-ja duhet te ndryshoje levizjet dhe kuotat e veprimit te saj dhe te mos mbetet ne kete fantazi politike. Ne keto kushte ai u ka bere thirrje te dyja forcave politike ti japin fund kesaj loje politike dhe te gjejne nje zgjidhje per krizen. Nuk mendoj se protestat jane zgjidhje ato realizuan pjesen e rritjes se ndjeshmerise politike te brendshme dhe te jashtme. Perseritja e tyre nuk me duket rezultative madje jane shprehje e nje konsumi te panevojshem politik - u shpreh Meidani. Ish-presidenti ka komentuar edhe debatin e fundit politik per dekretimin e kreut te Gjykates Kushtetuese. Keshtu Meidani vlereson se eshte i nevojshem nderveprimi institucional President-Parlament pjese e te cilit eshte edhe Partia Socialiste. Ne qofte se mungon ky konsultim ky nderveprim i zakonshem midis dy institucioneve te Presidentit dhe Parlamentit pjese kryesore eshte edhe Grupi Parlamentar i PS-se. Pa kete do te ndeshim ne te njejten loje politike disa emra do te pranohen disa jo dhe ngerci institucional mundet te zgjase me tej - tha Meidani.
Opozita
Kreu i Grupit Parlamentar socialist Gramoz Ruci ka deklaruar se nese nuk hapen kutite edhe kete muaj atehere tagri i opozites nuk do te jete me hapja e kutive por do te jete nuk ka me zgjedhje me kete qeveri. Ne demokraci cdo qeveri vjen me vota dhe qendron me pune duke shkuar ne konkluzionin perfundimtar jo per fajin tone por per fajin e tyre qe kjo qeveri ka ardhur me vota te manipuluara. Duke bere bilancin e punes qe po e zhvillojme dite pas dite ne Parlament dhe me te gjitha mjetet mediatike dhe qendrime politike te institucioneve dhe te faktoreve dhe aktoreve tane politike vecanerisht me korrupsionin e kesaj maxhorance atehere aksioni yne politik do te jete largimi i kesaj qeverie - eshte shprehur Ruci dy dite me pare.

Box
Tre propozimet e PS-se

Partia Socialiste se fundi ka deklaruar se do ti drejtohet vete Komisionit te Venecias per hapjen e kutive pas vullnetit te shteruar te maxhorances. Selia roze qe nga data 28 korrik i ka paraqitur maxhorances tre propozime per zgjidhjen e krizes. Kreu i Grupit te socialisteve Gramoz Ruci eshte shprehur se hetimi duhet te permbaje fletet e votimit. Tre propozimet e PS-se se pari kane te bejne me miratimin e nje rezolute nga ana e Parlamentit shqiptar per mbeshtetjen e procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Se dyti ka te beje me angazhimin e saj per zgjidhjen e krizes politike lidhur me transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 si dhe hapat konkrete qe duhen hedhur ne kete drejtim. Se treti ka te beje me angazhimin politik te PS-se per nje reforme te plote elektorale.

Funksionimi i komisionit hetimor

Te dyja palet kane rene dakord per domosdoshmerine e ngritjes se komisionit hetimor lidhur me transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit

Drejtimin e komisionit do ta kete opozita dhe u vendos qe ne takimet qe do te pasojne do te gjenden modalitetet perkatese ligjore

Objekti i hetimit do te jete gjithcka qe ekziston ne kutine e materialeve zgjedhore te administruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Te gjitha institucionet shteterore KQZ-ja apo institucione te tjera private do te jene te detyruara qe tu pergjigjen kerkesave te komisionit ne nje afat kohor brenda 7 ditesh.

Objekti i diskutimit te takimeve mes Rucit dhe Patozit ka qene dhe eshte gjetja e modaliteteve per trajtimin e kutive te fleteve te votimit

Xhacka AKEP demton konsumatoret rrit cmimet e telefonise fikse

TIRANE - Deputetja e Partise Socialiste Olta Xhacka ka denoncuar dje vendimin e Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare per rritjen e cmimeve te telefonise fikse. Sipas Xhackes AKEP-i injoroi vendimin e Ministrise se Ekonomise dhe ligjin Per mbrojtjen e konsumatorit duke rritur cmimet ne kurriz te shqiptareve. Me date 26 korrik AKEP-i mori vendimin numer 1348 per rritjen e tarifave te telefonise fikse ne te gjitha nivelet. Nje muaj me vone me 24 gusht ministri i Ekonomise i kthen pergjigje letres fillestare te AKEP-it duke theksuar se kjo rritje nuk merr parasysh ligjin Per mbrojtjen e konsumatorit - deklaroi Xhacka. Sipas saj Ministria e Ekonomise ne shkresen e saj i keshillon AKEP-it te marre parasysh impaktin e rritjes se cmimit te konsumatoret e opinionet e grupeve te interesit mbi kete rritje. Por sipas Xhackes vetem kater dite me vone AKEP-i merr nje vendimi te ri ku thuhet se jane marre parasysh ankimimet e paleve te interesuara por ne fakt eshte anuluar vetem nje pjese e rritjes se tarifave pra vetem ato per biseda telefonike brenda rrjetit. Keshtu te gjitha rritjet e tjera jane mbartur nga vendimi i korrikut i cili rrit akoma edhe me tej tarifat per komunikimin e pajtimtareve te tjere jofamiljare pra bizneset si dhe mban tarifat familjare per pajtim mujor dhe biseda me rrjetet celulare sic ishin parashikuar ne vendimin e korrikut. Ky vendim nuk eshte gje tjeter vecse praktika e burokracise institucionale ne Shqiperi qe injoron ligjet dhe konsumatoret. Kjo amulli e shtetit shqiptar nuk ndodh kurre kur jane ne loje interesat e nje pushtetari por kjo behet normale kur shkelen interesat e te gjithe shqiptareve. Ky eshte shteti i Sali Berishes sot ku interesat e shqiptareve jane te fundit ne liste pas pushtetareve - u shpreh Xhacka.

23 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›