E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule Topallit Ju drejtoni si te ishim parlament i botes se trete



Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule e ka cilesuar te paprecedente akuzen qe kryetarja e Kuvendit ka bere ndaj Presidentit te Republikes per shkelje te Kushtetutes. Sipas Dules ne asnje vend te botes nuk ndodh qe nje kryetare Kuvendi te akuzoje per shkelje te Kushtetutes presidentin e saj aq me teper ne pranine e nje personaliteti te huaj sic ishte baronesha Hejman. Dule u shpreh se Topalli ka shkelur etiken parlamentare dhe se me sjelljen e saj tregon se po drejton nje parlament te botes se trete dhe jo te nje vendi anetar ne NATO. Zonja kryetare ju keni bere nje akuze te drejtperdrejte ndaj Presidentit ne prani te baroneshes Hejman. Une nuk di asnje shembull te ngjashem ne Europe qe te sulmohet Presidenti i Republikes ne prani te nje personaliteti te huaj. Ju keni dhunuar etiken parlamentare. Ti drejton sikur ne te jemi parlament i nje vendi te botes se trete dhe jo i nje vendi anetar i NATO-s. Une ju ftoj te merrni shembull nga personalitetet qe ftoni te vizitojne Shqiperine - eshte shprehur Dule ndersa ka vazhduar akuzat ndaj Topallit edhe per amendim te njeanshem te Rregullores se Kuvendit. Ju keni amenduar Rregulloren e Kuvendit pa konsensusin e opozites. Ne asnje vend te botes nuk ndodh kjo. Ju qe vidhni voten e deputeteve nuk hezitoni qe te vidhni dhe voten e qytetareve - eshte shprehur Dule gjate fjales se mbajtur ne Kuvend.

24 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›