Alibeaj: Ligji nuk është vetëm i Prokurorisë
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj deklaroi dje pasdite në seancën plenare të Kuvendit se "nuk ka asnjë presion mbi organin e Prokurorisë". Gjatë minutave të debatit të lirë parlamentar, diskutimet e deputetëve u fokusuan pikërisht në çështjen “Fazllliç”. Ministri i Drejtësisë, Enkeleid Alibeaj ka ripersëritur qëndrimin e tij se organi i akuzës nuk është nën presion. Megjithatë, ai ka shtuar se ligji nuk është vetëm i Prokurorisë. "Ligji është i deputetëve, i të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë nuk do të duam të tolerojmë që shtetas të huaj apo shqiptarë, nëse u bie rastësisht rruga për nga Rinasi të ndalohen e të shoqërohen thjesht dhe vetëm me telefonata. Nuk do të ndodhë që pronat e shqiptarëve të bllokohen dhe sekuestrohen me shkresa bakalli që çohen nëpër zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme",- tha ministri i Drejtësisë. Alibeaj shtoi se, “imazhi i këtij vendi, nuk është ajo ku e drejta e liririsë dhe pronës nëpërkëmben në këtë mënyrë. Ky është një shtet që duhet të rrezatojë dhe emetojë standardet më të larta demokratike, garanci për njerëzit, për pronën dhe lirinë e lëvizjes. Gjykata dhe Prokuroria duhet të zbatojnë ligjin".