E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Fazlliç, kulmi i krizës institucionale

Deputeti i PS-së, Arben Malaj deklaroi se në vend ka një krizë institucionale

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, deklaroi dje se kemi të bëjmë me një krizë të rëndë institucionale. “ I ashtuquajturiDamir Fazllic nënjë vizitë fodulle dhe injoruese ndaj një pjese të shoqërisë shqiptare, tregoi se sa të thella janë rrënjët e kësaj krize. Kjo krizë institucionale është thelbi i mentalitetit dhe veprimtarisë të përditshme tëindividit Sali që fatkeqësisht për të dhe për vendin, vazhdon të mbetet dhe kryeministër edhe pas këtyre skandaleve. Kjo është pjesë e krizave të përhershme që ky individ Sali i ka krijuar vendit të tij, gjithmonë duke besuar se ka fuqinë e mbinatyrshme për të bërë dhe postierin e mesazheve të celulareve, për të bërë edhe punonjësin tatimor, për të bërë edhe punonjësin doganorë, për të qenë edhe punonjës ihipotekës shtetërore, për të qenë edhe polici i Rinasit, por natyrisht për mikun e tij Fazlliç”,- tha dje Malaj. Deputeti i PS-së shtoi se aq keq është zënë mazhoranca për këtë shpërfillje të institucioneve të shtetit, sa arrin deri tek argumenti “i turpshëmse ky person paska lehtësuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”. “Një proçes i cili kërkoi dekada, u angazhua për reformat disa ekipe qeveritare dhe qindra ekspertë një meritë kombëtare që nuk mund ti shitet kaq shpejtë si sukses një biznesmeni qoftë ky edhe në krah të personaliteteve amerikane apo europiane. Kriza institucionale është e rëndë, demokracia shqiptare ështëdeformuar rrënjësisht.Fazlliç nuk është fillimi i kësaj krize, por një prej kulmeve të saj”, -tha Malaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›