Alibeaj: “PS në Kuvend, me strategji”
Autori i Lajmit: Redaksia
Pak para fillimit të seancës së djeshme, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e konsideroi vendimin e opozitës për pjesëmarrje të kushtëzuar në Kuvend si strategji, që siç tha ai, do ta çojë opozitën drejt një asfiksie politike. Alibeaj u bëri thirrje deputetëve të opozitës të kryejnë detyrimet morale të zgjedhësve të tyre. “Nuk ka betejë parlamentare. Parlamentarizëm do të thotë të marrësh pjesë në seancë, të japësh alterantivën tënde opozitare në të gjitha çështjet. Ky është një detyrim moral ndaj atyre që i kanë votuar“, - u shpreh Alibeaj. Ndërkaq deputeti demokrat theksoi bindjen e mazhorancës për transparencën e zgjedhjeve me mjete kushtetuese. “Ne i qëndrojmë së njëjtës fjalë që kur u kërkua transparenca e zgjedhjeve. Transparenca bëhet në rrugë institucionale. Është e drejta e tyre të vijnë të kërkojnë transparencë, por me mjete kushtetuese”, - tha Alibeaj.
Ky lajm është publikuar: 09/04/2010