E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi, Berishës: “Rritja ekonomike, shashka e radhës”

Autori i Lajmit: Redaksia

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Gramoz Ruçi, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit për rritje të ekonomisë në vend duke e konsideruar shashkën e radhës së Berishës, atë që ai e quajti mashtrim me shifrat. Sipas Ruçit, çmimet në vend po rriten çdo ditë duke theksuar se shërbimi shëndetësor është pesëfishuar dhe është dyfishuar çmimi i energjisë elektrike. “Në vend që të shikosh krizën politike dhe kërkesat e opozitës për transparencë, përsëri hedh shashkat e radhës”, - u shpreh Ruçi, ndërsa theksoi se zgjidhja e ngërçit politik nuk mund të vijë pa transparencën e plotë të zgjedhjeve.

Ky lajm është publikuar: 09/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›