E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: “Kutitë do ti hapim më 30 prill”

Autori i Lajmit: Redaksia

Deputeti socialist Taulant Balla deklaroi nga salla e Kuvendit se kryeministri Berisha nuk do ti mbajë edhe për shumë kohë të mbyllura kutitë e 28 Qershorit. Populli opozitar, sipas Ballës, do të marrë në dorë fatin e tij dhe më 30 prill do ti hapë këto kuti. “Sot kemi një qeveri që po vjedh gjithçka, vjedh toka dhe trafikon armë e barut, blen e shet energji, ja pse kryehajduti i manipuloi zgjedhjet, ja pse ka frikë nga kutitë. Më 30 prill do ti hapim kutitë për ta çliruar Shqipërinë nga skllavëria e keqqeverisjes, jo vetëm për të çmontuar korrupsionin e familjes së kryeministrit, por për të shpëtuar mijëra e mijëra familje të varfra”, – u shpreh Balla. Duke e akuzuar Berishën se është tallur sot në sallën e Kuvendit me deklaratat për rritjen ekonomike, e ftoi atë ta ndiqte këtë seancë drejtpërdrejt dhe jo nga televizioni i zyrës së kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Balla ka nënvizuar se “ka ardhur koha që populli të vendosë, më 30 prill do të marrë në dorë fatet e tyre”, ndërsa sqaroi edhe një herë se “Në Kuvend jemi vetëm për transparencën e zgjedhjeve”.

Ky lajm është publikuar: 09/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›