Rama në Durrës: “Berisha mbylli kutitë e vendet e punës”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste zhvilloi dje në Durrës një protestë në kuadër të strategjisë së saj “protestë çdo ditë” kundër qeverisë. I pranishëm në tubimin e mbajtur në zonën e ish-kënetës së Durrësit ishte edhe kreu i PS, Edi Rama. Ai ironizoi kryeministrin Berisha duke thënë se qeveria e tij pas 28 Qershorit, jo vetëm që nuk po hap kutitë, por nuk po hap as vende pune. “Sali Berisha i grabiti votat më 28 qershor, e më keq akoma, që prej 28 qershorit, nuk po hap, madje po mbyll edhe vendet e punës”,- tha Rama. Ai akuzoi kryeministrin se po provokon më shumë mundime e po sjell më shumë varfëri. “Për këtë arsye ju ftoj të gjithëve në protestë, për këtë arsye më 30 prill ne do të takohemi në Tiranë dhe nuk do të ndalemi për të bërë transparencë, për të hapur kutitë, për të larguar qeverinë, për të ndalur rrënimin ekonomik”,- tha Rama.
Ky lajm është publikuar: 09/04/2010