Alibeaj: Rama të dal nga kutia e Leprit, të flasë për ndryshimin e ligjit për partnerët

Tiranë, 29 gusht, NOA Deputet i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka deklaruar sot se do të mbështes nismën ligjor për ndryshimin e ligjit të deklarimit të pasurive, duke u dhënë të drejtë institucioneve të hetojnë dhe për partnerët e zyrtarëve.
Nga ana tjetër ai i ka kërkuar kryebashkiakut Rama të flas për korrupsionin. Edvin Kristaq Rama ka hyrë vetë në kutinë e Leprit dhe nuk lejon që ajo të hapet për askënd dhe për asnjë arsye. Si deputet i Kuvendit do mbështes iniciativën e deputetes Vokshi për hetimin e partnerëve dhe ftoj zotin Rama të prononcohet për këtë iniciativë, u shpreh Alibajaj.
Në konferencën e dhënë për mediat pak minuta më parë, Alibaj ka kërkuar sqarime nga kreu i bashkisë për aferat korruptive.
Ai përmendi akuzat që ka ngritur deputetja Vokshi duke thënë se dhe me ndërtuesit e tjerë Rama ka bërë të njëjtën marrëveshje.
Me zhvilluesit e tjerë ekziston po e njëjta marrëveshje. Kjo trefishon shumën marramendëse të fitimit që zoti Rama merr nga qyteza e partnerit të tij Lepri.
Ka tre javë që Mr. 20% hesht dhe nuk del nga strofkulla e Leprit, i tmerruar nga dokumentet autentike të botuara në media e të bëra publike nga deputetja Vokshi, tha Alibeaj.
Nga ana tjetër ai ka përmendur dhe faktin se institucionet ndërkombëtare e kanë cilësuar Tiranën si një zonë të ndotur dhe Rama duhet të mbajë përgjegjësi për ndërtimet që ka bërë pa kriter.
Ka tre javë që Edvin Rama, strumbullari kryesor i korrupsionit në Shqipëri e Ballkan hesht për vendin e tij në ndërtimin e 12 kullave 30 katëshe në të vetmen mushkëri të mbetur në Tiranë, ndërkohë që OBSH-ja ka dhënë alarmin se jeta e çdo qytetari të Tiranës shkurtohet me dy vjet prej kësaj, tha Alibeaj.
a.k/NOA